Rozë

A janë të lidhur? Flet babai i Gigi Hadid: E njohin njëri-tjetrin prej disa kohësh, DiCaprio është…

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 16 September 2022

Prej disa javësh po qarkullojnë në mediat e huaja thashetheme për një romancë të mundshme mes Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio. Madje 27-vjeçarja dhe 47-vjeçari janë kapur mat duke kaluar momente romantike së bashku.

Modelja e famshme dhe aktori i Hollywood-it nuk kanë reaguar ende në lidhje me këto lajme, por babai i Gigi-t, Mohamed Hadid , foli për i pari dhe shprehur mendimet e tij për Leon.

“E takova zotin DiCaprio në St. Tropez katër ose pesë vjet më parë dhe ai është një njeri shumë i mirë. Më pëlqeu”- tha ai për “DailyMail.com”.

-Advertisement-

“Ata janë miq – ata e njohin njëri-tjetrin prej disa kohësh. Nuk kam folur me vajzën time për zotin DiCaprio. Unë nuk mendoj se ata po takohen – besoj se janë thjesht miq të mirë. Por vërtet nuk e di”, ka shtuar Mohamed Hadid.

Ky i fundit vijoi duke thënë: “Unë nuk i komentoj marrëdhëniet personale të vajzës sime. Nuk e di se me kë po takohet ajo”.

Gigi dhe DiCaprio kanë pushtuar titujt kryesorë të mediave rozë, teksa vazhdojnë të kalojnë kohë së bashku pas ndarjes së aktorit nga Camila Morrone.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera