Lajme

A janë kosovarët pro apo kundër Ballkanit të Hapur, e tregon matja e opinionit publik

Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 19 April 2022

Kosovarët kanë dalë kundër iniciativës rajonale “Open Balkans”. Kjo doli nga një matje e fundit në opinionin publik që u bë nga kompania e sondazheve “PIPOS”.

Në pyetjen “A e përkrahni iniciativën rajonale ‘Open Ballkans’?” ku me “Jo” u përgjigjën 51.30 përqind anketuesve.

Ndërsa, për “Po” ishin 9.50 përqind, me “Besoj që po” 18.10 përqind, me “Nuk e kam plotësisht të qartë’ 14,10 përqind si dhe me “Nuk e di/refuzoj” 7.00 përqind.

-Advertisement-

Kurse, në atë se “A e dini çka është ‘Open Ballkans’?”, me “Jo” u përgjigjën 51.10 përqind, me “Po u përgjigjën 38.50 përqind dhe me “Nuk e di/refuzoj” u përgjigjën 10.40 përqind.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera