Lajme

A ishte i rremë alarmi për bombë në aeroport, tregon zëdhënësja e aeroportit

Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 16 June 2022

Një kërcënim me bombë në orët e pasdites në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ka rezultuar të jetë i rremë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.

“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm. ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procedohen si zakonisht”, ka thënë Gara.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera