Sport

A i ka dhënë premia Llapi e Prishtina, Dritës për ta ndalur Feronikelin?

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 11 May 2019

Drejtori sportiv i Dritës, Fisnik Kërqeli javën e kaluar ka deklaruar se ka marrë premia për ta ndalur Llapin dhe Prishtinën, shkruan Gazeta inFokus.

Kërqeli ka thënë se premia kanë marrë edhe për sfidën ndaj Feronikelit, por një gjë e tillë është demantuar nga klubi i Llapit dhe Prishtinës.

Tahir Batatina këtë e ka deklaruar edhe publikisht.

-Advertisement-

“Jo nuk e kemi ndërmend. Ne kemi deklaruar se premi do të ju japim vetëm skuadrës sonë dhe nuk e kemi ndërmend me zënë armiq, por Llapi gjithmonë ka kërkuar dhe do të kërkon miq të mire”, ishte shprehur Batatina.

Kujtojmë së sot Drita luan si mysafir i Feronikelit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera