Shëndetësi

A i dini 5 rregullat e një ushqyerje të sigurt

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 16 October 2019

Sot është dita e ushqimit. Kjo ditë ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së njerëzve për një ushqyerje sa më të mirë dhe për pasojat e rënda shëndetësore, që mund të ketë kequshqyerja. Në bazë të studimeve, ushqimi i keq është shkaktar i së paku 200 sëmundjeve.

Sipas Organizatës Botërore të Ushqimit ekzistojnë 5 rregulla bazë, të cilat duhet t’i ndjekim në mënyrë që të ushqehemi mirë. Këto pesë rregulla janë:

Mbani pastërti– ajo çfarë është rregulli numër një, është pikërisht mbajtja e pastërtisë. Pastroni duart gjithmonë përpara se të hani ushqime. Pastroni ambientin dhe enët në të cilat hani. Mbani hapësirën e kuzhinës të pastër nga insektet bakteret dhe mikrobet.

-Advertisement-

Ndani ushqimet e gatuara nga ato të pa gatuara– Mbani ushqimet të ndara. Është shumë e rëndësishme t’i ndani ushqimet e pa gatuara nga ato të gatuara. Përpiquni, që llojet e ndryshme të mishit të jenë në hapësira të ndara. Kjo gjë do të parandalojë bartjen e mikroorganizmave dhe kontaminimin e ushqimeve.

Gatuani në temperatura të duhura– është shumë e rëndësishme, që ushqimet sidomos mishi apo ushqimet e detit të gatuhen në temperature të larta, në mënyrë që të bëhet pastrimi nga mikroorganizmat. Studimet kanë treguar se temperatura e duhur për përgatitjen e shumicës së ushqimeve është 70 gradë.

Mbani ushqimet në temperaturë të duhur– duhet të keni kujdes, që ushqimet e gatuara të mos lihen në temperaturë dhome më shumë se 2 orë. Është e këshillueshme mbajtja e tyre në frigorifer, përkatësisht në ambiente ku temperature është nën 5 gradë.

Përdorni ujë të pastër dhe material jo të dëmshme– përdorimi i ujit të pastër për përgatitjen e ushqimeve është shumë i rëndësishëm. Uji i papastër përmban kimikale toksike, të cilat barten edhe në ushqim dhe mund të shkaktojnë infeksione serioze. Gjithashtu, rëndësi të madhe duhet t’i kushtohet edhe materialeve të enëve, të cilat i përdorim. Është e këshillueshme që ushqimet të mbahen në enë xhami dhe ajo në ato plastike siç zakonisht ndodhë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera