Lajme

A i beson Vjosa Osmani Richard Grenell-it?

Autori: Gazeta inFokus 21:16 | 07 April 2020

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka folur rreth marrëveshjes sekrete në mes të Kosovës dhe Serbisë për të cilën kishte folur kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në ditën kur u votua mocioni për rrëzimin e qeverisë.

Osmani ka thënë se i beson të dërguarit të pocacem nga SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenelli cili tha që një marrëveshje e tillë nuk ekziston, shkruan gazeta inFokus.

“Unë i besojë Grenellit në takimet që kemi pas ka thënë qe nuk ka mareëveshje sekrete në mes Kosovës e Serbisë. Por ishte presidenti Thaçi që foli për marrëveshje sekrete dhe të korigjohet kufiri”, ka thënë Osmani.

-Advertisement-

Mirëpo ajo akuzon Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, dhe thotë se është vetë ai i cili edhe punoi që të arrihet marrëveshja për korrigjimin e kufijve.

“Presidenti Thaçi ka punuar që të arrihet marrëveshja për korigjimit të kufirit . Qeveria e re nuk do të ketë legjimitet pasi që ne si LDK kemi tjetër program politikë”, ka thënë Osmani në Desku të KTV-së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera