Lajme

A është sulmuar Qëndron Kastrati, flasin nga policia

Autori: Gazeta inFokus 16:29 | 14 November 2021

Arianit Ibrahimi, shef i Shtabit të kryetarit aktual të Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se mbrëmë është sulmuar kandidati i Partisë Socialdemokrate për kryetar të Kamenicës. Por zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se nuk është raportuar ndonjë rast i tillë.

Ibrahimi ka shkruar në Facebook se “një grup kriminal i udhëhequr nga Bujar Fera dhe Besim Fera (burri i kandidatës së VV-së) kishte vendosur postbllok në Karaqevë të Poshtme”.

“Mbrëmë rreth orës 22:40 eshte sulmur Qëndron Kastrati bashkë me ekip. Nje grup kriminal i udhehequr nga Bujar Fera dhe Besim Fera (burri i kandidates së VV-se) kishte vendosur postbllok në Karaqevë të Poshtme. Ata kontrollonin secilën veturë që qarkullonte andej. Para se të sulmonin kryetarin, të njëjtit kishin sulmuar fizikisht edhe mbështetësin tonë, Mehmet Shala e Albrim Kastratin, në të njëjtin postbllok”, shkroi ai.

-Advertisement-

Ai ka përmendur Policinë, duke thënë se “të njejtit sulmues fare nuk jane derguar në mbajtje e as nuk është shqiptuar ndonjë mas kundrejt tyre”.

Por nga Policia e Gjilanit mohohet të jetë raportuar për ndonjë rast të tillë.

“Nuk ka rast të raportuar në Polici”, tha Hashani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera