Sport

A është ky tifozi më “i flaktë’ i Kombëtares së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 19:06 | 20 November 2018

Dardanët deri me tani kanë treguar se janë tifozë të flaktë të Kombëtares së Kosovës
“Dardanët” tashmë kanë filluar që të bëjnë tifo për Kosovën.

Këngët e para kanë filluar dhe emocionet për Kombëtaren e Kosovës i prek në çdo cep të Kosovës.

Derisa sot të gjithë janë të ngulitur para televizioneve tona për ta shikuar Kombëtaren e tyre.

-Advertisement-

E një ndër më të veçantët është Arian Henci, një tifozë i flaktë i Prishtinës që gjithmonë ka qenë i dhënë pas futbollit, sidomos pas Fadil Vokrrit.

E derisa edhe lokali i tij, “Bamboo” ka marrë ngjyrat e Kosovës sonte, Arian Henci ka zgjedhur që pothuajse çdo gjë në trupin e tij ta këtë me rekuizita të Kosovës, duke filluar që nga atletet dhe pajisjet e tjera.

Së ai është një tifozë i flaktë e tregojnë edhe fotot më poshtë.

Kosova sonte zhvillon një ndeshje kruciale kundër Azerbajxhanit që në rast të fitores do ta promovonte atë në Ligën C dhe në gjysmëfinale të Ligës D te Kombeve, që në rast fitoreje të finales do të kualifikohej në Euro 2020.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera