Lajme

A është e gatshme Komuna e Istogut për tu përballuar me koronavirusin, flet Drejtori Shëndetësisë

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 08 April 2020

Istogu është njëri nga qytetet ku ende nuk ka të konfirumuar ndonjë rast më koronavirus.

Për të parandaluar koronavirusin, edhe Komuna e Istogut është duke bërë thirrjë që të respketojnë kërkësat e institucionëve të shëndetësisë.

Kështu ka deklaruar për Gazetën inFokus, Drejtori i Drejtoratit për Shëndetësi, në Komunën e Istogut, Mujë Osamanaj.

-Advertisement-

“Ne po vazhdojmë me aktivitete vetdijësimi,thirrje,postime,vizita në shtëpi”, ka thënë ai për Gazetë inFokus

Sipas Osmanajt, Komuna e Istogut edhe në rast eventuale të përballjes me COVID-19, ka mjaftushëm material shëndtesorë.

“Kemi mjete të mjaftueshme tash per tash me mundësi shtesë per furnizim deri tani nuk kemi shpenzuar shumë! I kemi kombinu furnizimet nga ministria me ato vetanake dhe ndonjë donacion”, ka thënë ai.

Kjo Komunë tashmë ka mbyllur qarkullimin me Klinën, pasi që është karantinur.

Mirëpo më Pejën, Osmanaj thotë se nuk është mbyllur qarkullimi pasi që rasti i paraqitur është në drejtim të kundërt me Istogun.

“Sa u perket komunave tjeta Klina është në karantin dhe lëvizjet kontrollohen nga policia e cila edhe në komunën tonë po patrullon tërë kohën. Në Pejë rastet janë të izoluara në një fshat në mes Pejës e Klinës në drejtim të kundert nga komuna e Istogut”, ka deklaruar ai për Gazetën inFokus.

Kujtojm që deri më tani në Kosovë janë infektuar 184 persona, të shëruar janë 30, dhe 5 persona kanë humbur jetën./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera