Lajme

A e përkrahë Mali i Zi ushtrinë e Kosovës? Flet ministri i atjeshëm i mbrojtjes

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 23 October 2018

Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq ka folur për ushtrinë e Kosovës.

Boshkoviq ka deklaruar se shteti i tij nuk përzihet në punët e brendshme të shteteve fqinje, raporton Gazeta inFokus.

Pas takimit me ministrin e FSK-së, Rrustem Beisha ai theksoi se kjo vizitë tregon se Mali i zi e ka partner të veçantë Kosovën.

-Advertisement-

“Ne nuk përzihemi në çështjet e brendshme të vendeve fqinje, kështu që mbesim me gjasë që njerëzit këtu në Prishtinë të zgjidhin këtë çështje në të mirë të të gjithëve, të kontribuojnë në stabilitet. Vizita jonë këtu në Prishtinë sot është që të tregojmë që e kemi një partner të veçantë Kosovën, në mënyrë që t’ia bartim gjithë ato përvojat dhe po ashtu për të gjithë regjionin në mënyrë që të drejtohet drejt rrugës së integrimit në NATO, në Evropë”, ka deklaruar ai.

Boshkoviq nuk e la pa folur edhe për reagimet e shumta në Serbi, kur dy pjesëtarë të ushtrisë së Malit të Zi erdhën në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

“E kam komentuar disa herë këtë reagim nga Beogradi, para së gjithash mendoj që kjo është me motive tjera dhe KFOR-i ka qenë këtu prezent para se Mali i Zi të jetë prezent. Kështu që, dërgimi i dy oficerëve në Kosovë ka nxitur reagime të tjera po ashtu nga Qeveria e Serbisë, por ne siç e dimë që KFOR-i është garantues i paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe në fund  të fundit ne do të jemi vetëm një vend tjetër i NATO-së që kemi dërguar pjesëtar këtu”, ka thënë Boshkoviq.

E homologu i tij kosovar, Rrustem Berisha e informoi atë me të arriturat e FSK-së.

Berisha tha se u bisedua edhe për avandim të bashkëpunimit në të ardhmen.

“Biseduam për mënyrën e avancimit të bashkëpunimit në të ardhmen. Mali i Zi gjithmonë ka qenë dhe është një partner tepër i rëndësishëm për ministrinë e FSK-së dhe jemi të sigurt që edhe në të ardhmen në rrugën përpara që do ta kemi një partner tepër të rëndësishëm. Diskutuam edhe për kartën e Adriatikut A5, ku organizator për muajin tjetër do të jetë Mali i Zi, ku edhe ne si ministri e FSK-së do të jemi pjesëmarrës në këtë takim të kartës së Adriatikut. Shpresojmë që pas takimit të ministrave në kuadër të kartës së Adriatikut do të bisedojmë dhe do t’i kemi edhe bisedat rreth anëtarësimit të Ministrisë së FSK-së në kartën e Adriatikut A5, pse të mos jetë që të quhet në të ardhmen karta e Adriatikut A6, pse jo edhe A7 në të ardhmen”, ka theksuar Berisha.

Gjatë ditës, ministri i mbrojtjes së Malit të Zi do të takohet edhe me presidentin Hashim Thaçi dhe me kryeministrin, Ramush Haradinaj. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera