Lajme

A e përkrah VV një Qeveri Teknike?! Kjo është përgjigja e Konjufcës

Autori: Gazeta inFokus 21:12 | 26 March 2020

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka folur për mundësinë e një Qeverie Teknike.

Ai ka theksuar se Vetëvendosje është kundër kësaj qeverie, raporton Gazeta Blci.“VV e përjashton Qeverinë Teknike”, tha ai në emisionin “Desku” në KTV.

Sipas tij, Vetëvendosje e ka liderin e saj të etabluar dhe është fituese e zgjedhjeve, prandaj është kundër një qeverie teknike.

-Advertisement-

“Nuk duhet të ndodhë një qeveri teknike, sepse një qeveri e dobët do të shkonte në negociata, dhe kjo do të ishte e gabuar dhe shumë e rrezikshme”, tha ai.

Sipas tij, edhe nëse do të ketë qeveri një teknike, atëherë do të duhej të pezulloheshin negociatat në atë kohë.

Konjufca ka theksuar se vetëm një Qeveri e vërtetë do të mund të ishte e gatshme për negociata me Serbinë, raporton Gazeta Blic.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera