Sport

A e bëri Andy Robertson shqiponjën, kur u pyet nga gazetari kosovar?

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 28 May 2022

Lojtari i Liverpoolit, Andy Robertson, u përgjigj para gazetarëve në konferencën para finales së sotme të Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Real Madridit.

Kur radha për pyetje i erdhi gazetarit të sportit dhe Drejtorit të Futbollit në Artmotion, Arlind Sadiku, ai u prezantua se është nga Kosova.

Posa Sadiku tha se vjen nga Kosova, Robertson lëshoi duart nga fytyra duke i bashkuar ato në formë shqiponje, e më pas duke i lëshuar në tavolinë.

-Advertisement-

Nuk mund të dihet me saktësi nëse Robertson e bëri këtë gjest për të treguar se e di se shqiponja është simboli i shqiptarëve, apo ishte thjesht rastësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera