A duhet ta mbaj maskën pasi të marrim vaksinën e Covid-19?
Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 06 March 2021
Autoritetet shëndetësore duan që njerëzit të mbajnë maska dhe distancimin social, edhe pasi të marrin vaksinën anti-Covid. Kjo mund të duket kundër-intuitive. Tek e fundit, a nuk është i mbrojtur nga koronavirusi ai që është vaksinuar kundër tij?
Përgjigja është e komplikuar. Pjesa dërrmuese e atyre që vaksinohen do të mbrohen nga Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2. Gjithsesi të vaksinuarit mund të jenë ende në gjendje që ta transmetojnë virusin, edhe pse nuk shfaqin ndonjë simptomë.
“Ne e dimë tani se vaksinat mund të na mbrojnë. Por nuk kemi pasur kohë të mjaftueshme për të kuptuar nëse ato na mbron ajo apo jo nga përhapja virusit?”-thotë Averi August, profesor i imunologjisë në Universitetin Kornell.
Kjo sepse virusi SARS-CoV-2 mund të kolonizojë ende traktin tonë respirator, edhe pse qelizat imunitare sistemike e mbrojnë trupin në përgjithësi nga sëmundja që shkakton Covid-19. Ja se si funksionon procesi. Vaksina kundër koronavirusit injektohet thellë në ind. Kjo bën që në trupat tanë të formojnë antitrupa, për të luftuar në mënyrë sistematike këtë virus. Disa nga antitrupat e formuara qarkullojnë në pjesë të tjera të trupit, dhe na mbrojnë nga format e rënda të sëmundjes. Zakonisht koronavirusi hyn në trup përmes zgavrave tona të hundës.
Shkencëtarët ende janë duke studiuar nëse trupi ynë prodhon sasinë e duhur të antitrupave në hundë, për të parandaluar përhapjen e virusit nga aty. Ndërkohë, virusi do të përpiqet që të shumohet në pjesë të tjera të trupit, si për shembull tek sistemi ynë i frymëmarrjes. Antitrupat sistemikë kanë gjasa që ta vrasin virusin.
Kjo do të thotë që një person i vaksinuar, nuk do të zhvillojë ndoshta ndonjë simptomë, edhe nëse virusi shumohet në hundën tonë. Por njerëzit e vaksinuar mund të bartin ende mjaftueshëm virus në hundë për të infektuar të tjerët.
Pra, nëse një person i vaksinuar merr frymë apo teshtin, ai ende ka predispozitë që të mund të infektojë dikë tjetër, edhe nëse ndihet mirë vetë. Kjo do të thotë që njerëzit e vaksinuar, duhet të mbajnë ende maska dhe të ruajnë distancimin social, edhe nëse rreziku i tyre individual është shumë më i ulët.
Prandaj, ekspertët rekomandojnë mbajtjen e maskës për të ardhmen e parashikueshme.
Tani për tani ka disa të panjohura, të cilat e bëjnë të rëndësishme mbajtjen e maskës dhe distancimin social me synim mbrojtjen e komunitetit.
Së pari, shkencëtarët ende nuk e dinë sesi vaksinat anti Covid-19 mund të na mbrojnë kundër transmetimit asimptomatik të SARS-CoV-2. Ka shenja premtuese, por studimi në këtë aspekt mbetet i paplotë. Ndërkohë, studiuesit nuk e dinë se për sa kohë vaksinat kundër Covid-19 mund t’i mbrojnë njerëzit nga virusi.
Ndërkaq, shkencëtarët do të shohin nga afër se si ndryshimet evolucionare tek virusi apo variantet e tij, ndikojnë mbi efektivitetin e vaksinave. Studiuesit kanë zbuluar tashmë se efikasiteti i vaksinës Johnson & Johnson ishte më i vogël në Afrikën e Jugut, ku është i pranishëm varianti B1351.
Gjithsesi, faktori më i rëndësishëm mund të jetë shkalla e pranimit të vaksinës nga të rriturit. Fëmijët janë në gjendje që ta përhapin sëmundjen, por ata nuk kanë të drejtë të vaksinohen. Disa njerëz mund të kenë një imunitet shumë të dëmtuar për ta marrë atë; dhe të tjerët mund të përballen me pengesa burokratike për t`u vaksinuar.
Ndaj, mbajtja e maskave dhe distancimi social duhet të shihet si një vazhdimësi e strategjive të zbutjes së rrezikut. Kjo ndërsa shkencëtarët vazhdojnë të kryejnë kërkime, gjithnjë e më shumë njerëz po vaksinohen, ndërsa zbehet përhapja e Covid-19.
Për shembull, ndërsa vaksinat vazhdojnë që të shpërndahen, tubimet e vogla të njerëzve të vaksinuar do të bëhen më të zakonshme. Dhe të njëjtët njerëz atëherë duhet të jenë të ndërgjegjësuar për nevojën e distancimit social dhe mbajtjen e maskave në publik, pasi potencialisht ata mund t’ia transmetojnë sëmundjen komunitetit të gjerë.
Shpresa është që ndërkohë që gjithnjë e më shumë njerëz po vaksinohet, shumë më pak njerëz të mund të preken nga forma të rënda të Covid-19, duke çuar në uljen e presionit mbi sistemin shëndetësor.“Shpresojmë që të vaksinojmë shumicën e popullsisë. Vetëm atëherë mund të fillojmë të flasim për kthimin drejt normalitetit”- thotë dr.Brus Y Li, profesor i politikës shëndetësore në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit të Nju Jorkut.
Pra, kur do t’i kemi këto përgjigje?Studimet mbi masën që na mbrojnë vaksinat nga transmetimi janë duke vazhduar. Të dhënat e para janë premtuese, por nuk janë ende të plota. Nuk ka gjasa që vaksinat të na sigurojnë mbrojtje të plotë “sterilizuese”.
Vetëm një pjesë e vogël e vaksinave, janë në gjendje që të garantojnë një lloj mbrojtjeje të tillë, si për shembull vaksina e lisë. Gjithsesi, nëse një vaksinë e zvogëlon ndjeshëm transmetimin e virusit, ky do të ishte një lajm shumë i mirë për aftësinë e botës për të frenuar virusin dhe për t’i dhënë fund pandemisë.
Të tjera
-
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vr āsjen e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin te Qeveria Kurti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi...
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...