Lajme

A duhet Kosova t’i frikësohet ultimatumit të Vuçiqit, flet eksperti i sigurisë, Bedri Elezi

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 27 September 2021

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka dhënë ultimatum se nëse nuk ndërhynë KFOR-i brenda 48 orësh këtë do ta bëj shteti serb.

Lidhur me këtë njohësi i çështjeve të sigurisë Bedri Elezi, tha për gazetën Infokus se kësaj deklarate i paraprin një lloj negociatash tavoline për të tejkaluar këtë situatë dhe se më shumë është pjese e politikes deklarata e tij se sa që ka të bëjë në mënyre të drejtpërdrejt.

“Gjuha serbe përkatësisht e kryeministrit te Serbisë tashme është e njohur. Kjo është një lloj propagande e Vuçiqit i cili edhe ka qenë njëri  prej personave që ka punuar në propagandën e Millosheviqit. ky lloj ultimatumi për mendimin tim i paraprin një lloj negociatash tavoline te cilën edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka paralajmëruar. Ky është një lloj presioni  publik i cili bëhet për të shtruar në tavolinë qeshtje të cilat deri më tani  nuk kanë që në tavolinë dhe besoj se në kontekst të sigurisë nuk përmbajnë ndonjë shqetësim të veçantë për shkak se më shume është pjese e politikes deklarata e tij se sa që ka të bëjë në mënyre të drejtpërdrejt.”

-Advertisement-

Gjithashtu ai këtë deklaratë e vlerësoi si një aneksimi.

“Deklarata e tij mund të përkthehet si një lloj aneksimi në momentin që ai mendon me forca ushtarake apo policore me ndërhy në veriun e Kosovës. Kështu që në kontekst  të sigurisë neve nuk kemi pare elemente serioze që Serbia don me u fut ushtarakisht, shtoi Elezi për gazetën Infokus.

Ne fund Elezi tha se mund të ketë një marrëveshje për shtyrje ose ndryshim të targave, mund ti hiqet  ndonjë logo ose ti mbulohet ndonjë logo.

“Zbatimi do te ketë një lloj periudhe të re për çështjen e targave dhe mendoj se do të ketë një marrëveshje për shtyrje ose ndryshim të targave, mund ti hiqet  ndonjë logo ose ti mbulohet ndonjë logo. Me një fjale deklarata e tij i prin një marrëveshje politike dhe se nuk ka të bëjë me aspekte të sigurisë”. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera