Lajme

A do të shkojnë ekipe tjera të FSK-së në Turqi?

Autori: Gazeta inFokus 17:56 | 09 February 2023

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, sot në emisionin “Frontal” ka folur për pjesëtarët e FSK-së që kanë shkuar në Turqi për të ndihmuar pas tërmetit tragjik.

Kur u pyet se a do të dërgojnë prapë ekipe atje, Syla tha se janë në konsultim me ushtrinë e Turqinë.

“Ne kemi edhe kapacitete tjera, por duhet të llogarisim që një pjesë është e domosdoshme të jetë në vend. Jemi të gatshëm, por po konsultohemi me ushtrinë e Turqisë. Jemi në kontakte të vazhdueshme dhe cfarëdo që kërkojnë [Turqia] ne jemi të gatshëm”, tha Syla.

-Advertisement-

“Kemi shku me disa ekipe, kontigjenti përbëhet prej dy ekipeve për kërkim- shpëtim, me mjetë të rënda që mund të depërtojnë në thellësi marramendëse por edhe me mjete të lehta”, deklaroi Syla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera