Sport

A do të shkarkohet Solskjaer nga Manchester Unitedi? Ky është lajmi i fundit nga Anglia

Autori: Gazeta inFokus 20:50 | 25 October 2021

Klubi i Manchester Unitedit mund ta shkarkoj nga detyra e trajnerit, Ole Gunnar Solskjaerin, gjatë ditëve në vazhdim, shkruan Gazeta inFokus.

Rezultatet negative në ndeshjet e fundit e sidomos humbja turpëruese nga Liverpooli (5-0) kanë ndikuar që pronarët e ‘Djajve të Kuq’ ta mendojnë seriozisht largimin e 48-vjeçarit.

Solskjaer gjatë afatit kalimtar veror transferoi Ronaldon, Varanen dhe Sanchon, por as këto përforcime nuk po i kryejnë punë për të arritur rezultate pozitive.

-Advertisement-

Largimin e teknikut norvegjez nga ‘Old Traffordi’ po e kërkojnë edhe tifozët, të cilët gjatë ndeshjes me Liverpoolin filluan ta lëshonin stadiumin në minutën e 50’ të takimit, kur rezultati ishte 5-0 për Liverpoolin./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera