Lajme

A do të pranonte AAK një koalicion me VV’në, flasin për inFokus nga kjo parti

Autori: Hateme Smajli 19:42 | 20 January 2020

Qysh para zgjedhjeve por edhe pas tyre Vetëvendosje ka vendosur vija të kuqe për të gjitha partitë e tjera përveç LDK-së për formimin e një koalicioni bashkë qeverisës.

Por a mund të ketë një koalicion të VV-së me ndonjë parti tjetër?

Përkundër vijave të kuqe mundësitë që formimin e qeverisë ta bëjë me ndonjë parti tjetër ekzistojnë, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Por nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës vullneti për ndonjë koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen nuk ekziston.

Bekë Berisha nga AAK në një prononcim për gazetën inFokus dha një përgjigje të shkurtë dhe prerëse.

“Jo, ky koalicion nuk do të ndodhë”, tha ai.

Ndërsa gazeta inFokus ka kontaktuar edhe me deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje por këta të fundit nuk kanë pranuar që të flasin në lidhje me këtë çështje.

Sipas tyre çdo qëndrim që lidhet me çështjen e krijimit të një koalicioni me ndonjë parti tjetër përveç LDK-së tashmë është publik.

Ndërsa të hënën Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar te Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Albin Kurtin mandatar për Kryeministër të Kosovës.

Tashmë në një afat prej 15 ditësh, Kryeministri i Kosovës duhet të formojë qeverinë, shkruan gazeta inFokus.

Por siç edhe dihet ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje për koalicion në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

E madje nga këto parti pas takimeve të shumta të cilat nuk sollën një marrëveshje tashmë kanë filluar komunikimet përmes letrave dhe videove publike./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera