A do të mundësohet sërish tërheqja e mjeteve nga Trusti?
Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 08 November 2021
Qeveria e Kosovës ditë më para ka lajmëruar se është duke përgatitur pako financiare për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në këtë kohë të rritjes së çmimeve të produkteve të konsumit, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas Agjencisë së Statistikave në Kosovë që nga muaji shtator është shënuar ngritje e çmimeve të konsumit të përditshëm deri në afro 30 për qind.
Lidhur me këtë, kanë qarkulluar lajme se gjoja Qeveria e Kosovës, është duke shqyrtuar mundësinë, që përmes Trustit Pensional të Kosovës, t’iu mundësoj qytetarëve të tërheqin shumën 20 ose 30% nga të hollat që i kanë të grumbulluara në këtë fond.
Pas këtyre raportimeve, ka folur Zëdhënësi i Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, Jeton Demi.
Në një prononcim për Gazetën Infokus, ai tha se deri tani nuk ka diçka zyrtare nga Qeveria e Kosovës për Trustin Pensional.
“Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust) deri tani nuk ka marrë informacion për një mundësi të tillë” tha Demi për Infokus.
Derisa shqetësimi i qytetarëve, është se të ardhurat kanë mbeten të pandryshuara derisa ekonomistët thonë se pritet ngritje e mëtejme e çmimeve dhe se duhet të kërkohen zgjidhje afatgjate.
Kujtojmë se vitin e kaluar Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike i cili ua mundëson qytetarëve të tërheqin në mënyrë të parakohshme deri në 10% të mjeteve të kursyera në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust)./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...