Lajme

A do të mund ta kalojë pragun NISMA?

Autori: Gazeta inFokus 20:07 | 16 January 2021

Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Social Demokrate patën bisedime e debate të shumta për një koalicion të mundshëm parazgjedhor i cili në momentet e fundit nuk ndodhi.

Në një intervistë për Gazetën inFokus, Florent Spahija, nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se bazuar në zgjedhjet e fundit parlamentare të cilat po ashtu ishin të parakohshme NISMA e vetme e pati goxha problem të kalonte pragun dhe e arriti këtë më një numër shumë të vogël të votave.

“Nuk e di saktësisht nëse mundet me e kalu ose jo pragun. NISMA është një subjekt politik konsideroj që tash e disa vite është në zgjedhje dhe ballafaqohet me zgjedhjet dhe edhe ka garuar si e vetme dhe ka fituar dhe e ka kaluar pragun, Në zgjedhjet e tjera ka garuar në koalicion dhe është pozicionuar kogja mirë, në anën tjetër vitin e kaluar ka pasur një problem të theksuar do thosha problem i theksuar pasi për një numër të vogël të votave ka arritë me kalu pragun.  Por sidoqoftë se a do ta kalojë pragun apo jo Spahija tha se kjo varet krejtësisht nga besimi që votuesi e ka apo nuk e ka tek ky subjekt politik./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Për më shumë mund të ndiqni intervistën në vazhdim:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera