Rozë

A do të martohej me një djalë shqiptarë? Përgjigjet Dua Lipa

Autori: Gazeta inFokus 20:21 | 28 November 2022

Artistja Dua Lipa ka dhënë një konferencë për mediat, ku iu është përgjigjur disa pyetjeve të gazetarëve.

Krahas performancës në Tiranë, turneut e projekteve të reja, 27-vjeçarja në një moment u vu paksa në siklet.

-Advertisement-

Ajo kishte pranuar edhe një pyetje për jetën personale, duke qenë se mori tani nënshtetësinë shqiptare.

“Tani që keni marrë pasaportën shqiptare, a do të merrni edhe një partner shqiptar për të qenë e kompletuar?”, ka qenë një nga pyetjet që iu parashtrua autores së “New Rules”.

E njëjta e kaloi këtë pyetje me të qeshur duke u shprehur se nuk kishte një përgjigje.

“Oh motër, nga ja ke nis që tash. Jo jo spo di. Nuk kam përgjigje. Po hyn thellë tani”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera