Rozë

A do të luajn Rrahmani dhe Muriqi?

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 05 October 2020

Trajneri i kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, në konferencën për media të mbajtur paraditën e sotme ka folur për mungesën e mundshme të Rrahmnait dhe Muriqit, shkruan Gazeta inFokus.

Për Rrahmanin, trajneri u shpreh që akoma nuk ka ndonjë vendim final nga FIFA, kjo pasi së fundmi dy lojtarë të Napolit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

“Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Napolin për situatën e Rrahmanit. Jemi në pritje të vendimit final. Nuk ka asgjë finale deri tani. Për këtë, kemi biseduar edhe me FIFA” u shpreh trajneri.

-Advertisement-

Kurse sa i përket Vedat Muriqit, zviceriani u tregua më pesimist për shkak të lëndimit që ai ka pësuar.

“Edhe për Vedat Muriqin jemi në pritje. Deri të martën në mëngjes, do të mësojmë më shumë për situatën e tij fizike. Por unë jam pesimist për inkuadrimin e tij për lëndimin që ka” ka përfunduar Challandes./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera