Sport

A do të luaj Kosova ndeshjet e muajit mars me tifozë?

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 02 March 2021

Kombëtarja e Kosovës gjatë muaji mars do ti zhvilloj tri ndeshje, dy në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror dhe një takim të karakterit miqësor, shkruan Gazeta inFokus.

Me 25 mars Kosova do të luaj ndeshje miqësore ndaj Lituanisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, kurse pas tri ditëve ‘Dardanët’ e presin Suedinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Gazeta inFokus nga burime të sigurta brenda federatës merr vesh se Kosova ndeshjete marsit në shtëpi do ti luaj pa tifozë, pasi Ministria e Shëndetësisë akoma nuk ka dalë më një vendim që lejon shikuesit në stadium.

-Advertisement-

Përveç me Suedinë ‘Dardanët’ për kualifikimet e botërorit do të luaj edhe ndaj Spanjës me 31 mars në stadiumin e Sevilla./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera