A do të largohet Milaim Zeka nga Nisma?

Autori: Gazeta inFokus
17:24 | 06 November 2018
Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka, thotë se nuk do të largohet nga grupi parlamentar i NISMA-s Socialdemokrate edhe pas përplasjes me Jakup Krasniqin, pasi sipas tij polemika të tilla janë shumë normale brenda një partie politike.
Zeka në një prononcim për Gazetën Express ka thënë se nëse dikush është dashur të bëhej pishman për aderim në NISMA është vetë ai.
“Jo nuk kam nevojë, këto janë polemika shumë normale, brenda çdo demokracie brenda çdo partie politike janë shumë normale”. Jakupi mundet me u bo pishman edhe pse u martua. Nuk është që m’ka lanë Jakupi ose s’mka lanë. Nëse është dikush që është dashtë me u bo pishman, jam unë, po s’jam bo hiç pishman” është përgjigjur Zeka në pyetjen se a do ta konsideroj largimin nga GP i NISMA-s pas përplasjes me Jakup Krasniqin.
Ai thotë se në këtë parti është më i votuari pas Fatmir Limajt, dhe se falë tij NISMA ka edhe grup parlamentar në Kuvend.
“Unë jam njeriu më i votuar pas Fatmir Limajt në NISMA, falë meje NISMA ka edhe grup parlamentar. Nuk e konsideroj largimin “, ka shtuar Zeka.
Lidhur më këtë përplasje ndërmjet Zekës dhe Krasniqit, shefi i grupit parlamentar të NISMA, BIlall Sherifi, thotë se Zekës tashmë kanë filluar t’i pëlqejnë lavdet që po ia bënë Hashim Thaçi.
Sherifi thotë se tashmë procesin për shenjtërimin e deputetit Zeka ka mbetur pa e bërë vetëm edhe Papa Françesku.
“Pas lëvdatave që para disa ditësh Milaimi i morri nga ish-kundërshtari i tij presidenti Hashim Thaçi, tani ka mbetë që vetëm edhe papa Françesku të fillojë procesin për shenjtërimin e tij”, ka thënë Sherifi për Express.
Të hënën Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA-s Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, në një shkrim në profilin e tij zyrtar e kishte thënë se ka bërë gabim që e ka pranuar Milaim Zekën të futet në listën e NISMA-së në garën për deputet.
“Nëse gjatë këtyre viteve pendohem për ndonjë veprim timin është: Pranimi i Milaim Zekës që të garoi në Listën e Nismës për deputet i Kuvendit të Kosovës. Për ketë gabim timin, qytetarëve të Kosovës, burrave e grave U KËRKOJ FALJE! U kërkoj falje për gjuhën që ai përdor në Kuvendin e Kosovës dhe e cila gjuhë e degraduar hynë në çdo familje shqiptare”, kishte shkruar Krasniqi të hënën.
Ndërsa Zeka i kishte reaguar të martën në mëngjes duke i thënë se do të flas edhe për veprimet e Jakup Krasniqit, por duket se më pas Zeka është bërë pishman dhe ka shlyer komentin e tij, apo ndoshta vetë Krasniqi ia ka shlyer atë koment.
“Ty të pengon fjalori im, ndërsa mu me kane pengu veprimet tua, për te cilat do te flas një dite. Ty te pengon fjalori im, sepse ai fjalor e godet hajnin, hipokritin, te pabesin dhe shkatërrimtarin e shtetit. Unë nuk jam penduar për asgjë. Kam vetëm një pyetje: Çka kam përfitua unë nga politika dhe Nisma?!!! Hajt ma thuaj vetëm një gjë?. Fjalori im i pengon vetëm profiterat, askënd tjetër…” , kishte shkruar Zeka.
Krasniqi kishte thënë se shkak i pendimit të tij është gjuha e degraduar që Milaim Zeka e përdor në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Të tjera
-
AAK-NISMA me tetë deputetë në legjislaturën e re, këto janë emrat!
Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka publikuar listat e kandidatëve për ...
-
Supremja urdhëron Trumpin t’i zhbllokojë pagesat për ndihmat e huaja
Gjykata Supreme me rezultat të ngushtë të mërkurën ka urdhëruar administratën...
-
13 vjeçari që i mbijetoi tumorit në tru emërohet agjent nderi i Shërbimit Sekret Amerikan, Trump dha urdhrin
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në paraqitjen e tij para Kongresit amerik...
-
LAJMI I FUNDIT: Këta janë 120 kandidatët që kanë fituar ulëse në Kuvendin e Kosovës
Eugen Cakolli nga KDI ka publikuar listat me emra të atyre që pritet të jenë ...
-
Rashiq merr një mandat, si do të ndahen ulëset tjera të pakicave në legjislaturën e ardhshme
Ka përfunduar numërimi i votave të rregullta dhe votave të diasporës, derisa ...
-
Kapet i kërkuari për vjedhje në Prizren, dërgohet për vuajtje të dënimit me burgim
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person dhe është dërguar pë...
-
Vajzat e presidentes Osmani me shokë e shoqe vizitojnë kompleksin memorial të familjes Jashari
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se në kullën e Jasharajve në Prek...
-
KESCO: Kompanitë që kanë mbi 50 punëtorë ose mbi 10 milionë euro qarkullim, nga 1 qershori s’mund të furnizohen me tarifa të rregulluara
KESCO ka bërë të ditur përmes një njoftimi se konsumatorët që kanë mbi 50 pun...
-
Drejtori i CIA-s konfirmon vendosjen e kufizimeve për ndarjen e inteligjencës amerikane me Ukrainën
Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe konfirmoi në mënyrë indirekte vendimin për k...
-
Zvicra zgjeron sanksionet kundër Rusisë
Qeveria zvicerane miratoi 16 sanksionet e reja të BE-së kundër Moskës, përcje...
-
Walts: Trump do ta konsideronte heqjen e pezullimit të ndihmës ushtarake për Ukrainën nëse ka progres në bisedime
Bllokada e ndihmës amerikane mund të hiqet nëse bisedimet me Ukrainën përparo...
-
Në kërkim nga autoritetet austriake, ndalohet në Morinë 30-vjeçari nga Presheva
Policia në Shqipëri ka njoftuar se në pikën kufitare në Morinë është ndaluar ...