Fokus

Pamje të mahnitshme nga Prekazi: Parashutat kuq e zi valojnë mbi kullat e Jasharëve

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 05 March 2025

Sot, më 5 mars 2025, shënohen 27 vjet nga rënia heroike e komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij dhe Jasharëve të tjerë në Prekaz.

Më 4 dhe 5 mars të vitit 1998, forcat serbe ndërmorën një sulm të gjerë ushtarak në Drenicë, duke e përqendruar ofensivën në Prekaz, zemrën dhe kokën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me një rrethim të hekurt, forcat serbe synuan të zhduknin UÇK-në, por përballë tyre qëndroi një rezistencë e pashoqe, që do të shënonte kthesën historike në luftën për liri, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Në këtë ditë historike, mbi kullat e Jasharëve janë ngritur lart në qiell parashutat që mbanin flamurin kuqezi të Shqipërisë dhe flamurin shtetëror të Kosovës, si një mesazh i fuqishëm i krenarisë kombëtare, sakrificës dhe qëndresës së pathyeshme të popullit shqiptar.

Infokusi ju sjell më poshtë këto pamje të mrekullueshme:

Sakrifica e Jasharëve dhe qëndresa e tyre e paepur e ngriti çështjen e Kosovës në krye të agjendës ndërkombëtare, duke dëshmuar para botës brutalitetin serb dhe vendosmërinë e popullit shqiptar për liri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera