Lajme

A do të ketë rivotim në Han të Elezit, sot pritet vendimi i Supremes

Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 25 October 2021

Gjykata Supreme pritet të marrë vendim sot për ankesën e Partisë Demokratike e Kosovës lidhur me vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, që Komuna e Hanit të Elezit të shkojë në rivotim.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, Gjykata Supreme merr vendim në afatin prej 72 orëve, pas paraqitjes së ankesës.

“Mund të apelohet vendimi i PZAP-it, sikurse që PZAP-i mund të rishikojë cilindo nga vendimet e marra, pas prezantimit të fakteve të reja nga pala e interesuar. Ankesa në Gjykatën Supreme të Kosovës mund të paraqitet brenda njëzetekatër (24) orëve nga momenti i marrjes vendimit nga PZAP-i , në rast se gjoba e përfshirë është më e lartë sesa pesëmijë (5.000) Euro ose në rast se çështja prek një të drejtë themelore. Gjykata Supreme vendos në afatin prej shtatëdhjetedy (72) orëve pas paraqitjes së apelit”, bëhet e ditur në Ligj.

-Advertisement-

PDK-ja ka paraqitur ankesën e vet brenda afatit ligjor. Këtë ëpr Express e ka konfirmuar këshilltari juridik i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Fetahi.

“Mund të konfirmoj se brenda afatit ligjor e kam deponuar ankesën dhe shresoj që ankesa sot të marrë epilog”, ka deklaruar Fetahi.

Ndryshe, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka anuluar votat për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit.

Sipas PZAP-së, zgjedhjet janë anuluar për shkak të minimit të integritetit të zgjedhjeve si rezultat i presionit dhe organizimit me qëllim të përfitimit dhe mbështetjes së votuesve.

Ankesën në PZAP e ka bërë kryetari aktual i Hanit të Elezit, Rufki Suma, i cili kishte deklaruar se sipas vëzhguesve të subjektit të tij të pavarur, kandidati për kryetar nga radhët e PDK-së, Mehmet Ballazhi, dhe kandidatët për kuvend komunal të këtij subjekti kishin vizituar të gjitha vendvotimet në Han të Elezit dhe disa lokacione tjera duke i takuar qytetarët dhe duke i kërkuar që të votojnë numrin 177 dhe numrat e kandidatëve për kuvend komunal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera