A do të kemi një vaksinë universale kundër të gjithë koronaviruseve?
Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 23 September 2021
Të flasësh në kohë pandemie për një vaksinë universale, e cila të mbron kundër koronaviruseve që janë të afta të infektojnë njerëzit (ekzistojnë 7 lloje të njohura), është e barabartë me të folurit për një “shi bukësh” në kohën e një urie të madhe.
Kjo do të ishte mrekulli jo nga Zoti, por nga shkenca. Disa ekspertë e diskutuan këtë mundësi në një artikull në “The Conversation”, duke ngritur pyetjen nëse hipoteza është e vërtetë, apo është thjesht një utopi madhështore dhe e paarritshme.
Nëse do të analizonim atë që kemi arritur deri më tani, mund të dekurajohemi. Jemi përpjekur prej vitesh që të krijojmë një vaksinë që na mbron përgjithmonë nga gripi sezonal, por ende nuk ia kemi dalë. Gjithsesi, arritja e fundit e pabesueshme e vitit të kaluar, premton gjëra pozitive:vaksinat mRNA kanë ndryshuar ‘letrat e lojës’, duke i hapur rrugën një teknologjie të re, e cila mund ta bëjë me të lehtë zhvillimin dhe krijimin e një vaksine universale.
“Sipas ekspertëve, që tani ekzistojnë disa vaksina kandidate që janë premtuese në këtë aspekt. Madje është e mundur që brenda 12 muajve të ardhshëm, ndonjë kompani ta ketë gati për t’ia injektuar njerëzve”- thonë ekspertët.
Koalicioni për Inovacionet e Gatishmërisë Epidemike (CEPI ) ka shpërndarë 200 milionë dollarë fonde për zhvillimin e një vaksine universale, e cila duhet të ofrojë mbrojtje ndaj çdo lloj koronavirusi (përfshirë variantet), dhe të zvogëlojë nevojën për një përshtatje periodike. Riçard Haçet, kreu i CEPI thotë se “një vaksinë universale do të ishte si Graali i shenjtë, por zhvillimi i saj mund të kërkojë vite të shumta investimesh”. Sipas tij, strategjia më premtuese është të analizohen pikat e dobëta tek të gjithë koronaviruset që duhen goditur, në mënyrë që të zhvillohet një përgjigje imunitare që na mbron.
Në fakt, ka që tani disa protovaksina premtuese. Disa prej tyre kanë shfaqur rezultate të mira tek eksperimentet mbi kafshët. Qasja e parë përshkruhet nga Barton Hajnes, imunolog në Universitetin Djuk në SHBA.
Ideja është që të bashkëngjiten “pjesë” të RBD ( pjesës që lidh receptorin, pra rajoni specifik i lidhjes me receptorin, që nga ana e tij lidhet me qelizën pritëse ACE2) të proteinës që vesh nga jashtë koronavirusete ndryshme.
Ajo grimcë do të përbënte thelbin e vaksinës. Dhe eksperimentet e para tek majmunë duken shumë premtuese:Protovaksina duket se lufton jo vetëm SARS-Cov-2 dhe variantet e tij, por edhe SARS-Cov-1 dhe lloje të tjerë të koronavirusit.
Një tjetër vaksinë e mundshme është ajo e zhvilluar nga një ekip nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni (Caltech).Qasja është e ngjashme me atë të Universitetit Djuk, dhe përfshin përdorimin e një nano-grimcë, në të cilën “ngjiten” copa të proteinave të koronavirusit. Edhe këtu, rezultatet e testeve mbi minjtë janë premtuese, duke treguar se një dozë e vetme e vaksinës mund të neutralizojë disa koronaviruse kafshësh dhe njerëzish.
Lufta kundër të gjithë koronaviruseve
Edhe Universiteti i Kembrixhit, po studion një mënyrë për të luftuar të gjithë koronaviruset me një vaksinë të vetme, dhe po e bën këtë përmes një metode novatore, e cila përdor një konstrukt të ADN-së (një segment i krijuar në mënyrë artificiale).
“Sapo identifikohet antigjeni, seksioni i vogël i kodit gjenetik që përdor virusi për të riprodhuar pjesët thelbësore të strukturës së tij futet në një vektor. Sapo e merr informacionin nga vektori, sistemi ynë imunitar e njeh antigjenin dhe programon përgjigjen e tij. Në eksperimentet me kafshët kjo metodë ka dhënë rezultate të shkëlqyera, duke siguruar mbrojtje kundër sarbecoviruseve të ndryshëm (nëngjinia e koronavirusit SARS-CoV-2) dhe koronaviruset e tjerë”- shpjegojnë studiuesit.
Pra rruga drejt një vaksine universale është e gjatë, por jo e pamundur për t’u ndjekur. Ne duhet të kemi besim tek shkenca dhe të mos harrojmë se deri para një viti e gjysmë, ideja e zhvillimit të një vaksine efektive dhe të sigurt brenda një 1 viti konsiderohej si çmenduri.
Të tjera
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...