Lajme

A do të bllokohet sistemi arsimor?, SBASHK’u thërret mbledhje të jashtëzakonshme

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 11 November 2021

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme për ditën e nesërme.

Në këtë mbledhje sipas SBASHK’ut do të merren vendime për veprimet sindikale që do t’i marrin nëse nuk ndodhin takime me Qeverinë dhe nëse nuk merret ndonjë vendim lidhur me implementimin e Ligjit të Pagave.

“Kemi  nderin t’ju  ftojmë në takimin e jashtëzakonshëm që do ta mbajmë me kryetarët  e nivelit komunal dhe të Universiteteve e në të cilin do të bisedohet dhe do të merret vendimi për veprimet sindikale  nëse  nuk  ndodhin takime me Qeverinë apo  nëse nuk merren vendime të pranueshme lidhur me Ligjin e Pagave dhe  Implementimin  në tërësi  të Kontratës Kolektive”, thuhet në një njoftim për media nga SBASHK’u.

-Advertisement-

Takimi do të mbahet në sallën e takimeve të Qendrës së Studentëve, te selia e SBASHK-ut, të premten, më 12 nëntor me fillim në orën 14:00.

Kujtojmë që SBASHK’u ka paralajmëruar mëherët bllokim të sistemit arsimor nëse nuk implementohet Ligji për Paga.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera