Lajme

A do ta shkarkoj Bordi i ri Ushtruesin e Detyrës së Drejtorit të KEK-ut?!

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 29 October 2020

Bordi i Drejtoreve te Korporates Energjetike te Kosoves në mbledhjën e radhës e cila pritet të mbahet të premtën me gjasë do të marrë vendim për shkarkimin nga detyra të Luigj Imerit, ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut.

Burime të Gazetës Blic kanë bërë të ditur se shkarkimi i Luigj Imerit, do të bëhet me arsyetimin për shkak të dështimeve dhe për shkak të shkeljes së vendimit të Qeverisë së Kosovës, për udhëtime jashtë vendit.Javën e kaluar, për shkak të kësaj shkelje u shkarkuan nga detura dy drejtorë të bordit të kësaj mdërmarrje. Ata së bashku me menxhmentin e KEK-ut, të kryesuar nga u.d. kryeshefi Luigj Imeri udhëtuan për në Shqipëri, për hartim të buxhetit për vitin e ardhshëm.

Burime të Gazetës Blic kanë bërë të ditur po ashtu se Luigj Imerit, i cili u emërua në këtë pozitë pas shkarkimit të Njazi Thaçit nga Qeveria e Albin Kurtit, i ka skaduar mandati prej 6 muajsh sa parashihet me ligj që një person mund ta mbajë një pozitë si ushtruës detyre.

-Advertisement-

Në vend të Imerit sipas këtyre burimeve po flitet se mund të emrohet Adil Jonuzi, ish drejtori i minierava.Jonuzi thuhët së mund të ngritët në këtë pozitë për shkak të afërisë me një nga ministrat e LDK-së në Qeverinë Hoti.

Gazeta Blic, ka folur me kryesuesin e Bordit të KEK-ut, Musa Misini, i cili u emërua ditë më parë me vendim të Qeverisë Hoti.
Misini u shpreh se nuk do të marrin vendim për shkarkimin e Luigj Imerit.

“Nuk e komentoj shkuarjen apo jo në Shqipëri, nuk e di për këtë. E sa i përket shkarkimit ose mbarimit te mandatit të tij, asnjëra nuk do të ndodh. As nuk do të shkarkohet e as nuk i mbaron mandati. Të dyja janë spekulime”, ka thënë Misini.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera