Fun & Video

A do ta ndajë pasurinë 14 miliardë paund? 91-vjeçari i famshëm i jep fund martesës së tij të katërt (Pamje)

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 23 June 2022

Pas gjashtë vitesh bashkë, Rupert Murdoch dhe Jerry Hall, kanë vendosur që të ndahen. Miqtë e manjatit 91-vjeçar të medias dhe modeles 65-vjeçare u ‘befasuan’ nga ndarja e papritur.

Kjo ishte martesa e katërt për zotin Murdoch, i cili thuhet se ka një pasuri prej 14 miliardë paund. Ndërsa për Hall, teknikisht ishte martesa e parë pas një lidhje 22-vjeçare dhe katër fëmijëve me Mick Jagger.

Ajo u martua me këngëtarin e “Rolling Stones” në një plazh në Bali në vitin 1990, por kjo u anulua pas ndarjes së tyre në 1999.

-Advertisement-

Nga ana tjetër, “Daily Mail” shkruan se nuk dihet nëse Murdoch dhe Hall kishin nënshkruar një marrëveshje paramartesore. Megjithatë, zoti Murdoch kishte një të tillë me gruan e tij të tretë, Wendi Deng.

Miliarderi u takua me Hall pas ndarjes nga Deng, 53 vjeç, nga e cila u divorcua në vitin 2014 pas 14 vitesh martesë. Një sipërmarrëse dhe investitore, Deng doli në titujt kryesorë në vitin 2011 kur goditi një burrë që i kishte hedhur një byrek me krem të shoqit në një komision parlamentar gjatë skandalit të hakimit të telefonit. Kur çifti u nda, pati spekulime të mohuara nga ish-gruaja e Rupert se ajo ishte afruar me Tony Blair, kumbarin e vajzës së saj dhe të zotit Murdoch, Grace.

Të ftuarit në festën verore të 91-vjeçarit në fillim të kësaj jave kishin vënë re mungesën e Jerry Hall. Një nga të pranishmit u shpreh: “Mendova se ishte e çuditshme që ajo nuk ishte atje. Ajo është sociale dhe në përgjithësi do të ishte në këto lloj organizimesh. Vura re gjithashtu se asnjë nga anëtarët e saj të familjes nuk ishte aty, as miqtë e saj”.

Çifti i famshëm është parë për herë të fundit së bashku në publik në Londër në gusht të vitit 2021. Në atë kohë, ata u fotografuan duke mbërritur veçmas për një darkë.

Mësohet se ata janë larguar së bashku me një makinë të përbashkët. “New York Times” citoi dy burime për historinë e saj të ndarjes. Të dy folën në kushte anonimiteti.

Burimet i thanë gazetës se gjatë ditëve të para të martesës së tij me modelen, zoti Murdoch ‘i kushtonte më shumë kohë gruas së tij të re’, duke lënë djalin Lachlan – pasardhësin e tij të zgjedhur në krye të perandorisë së tij mediatike.

Bizneset e 91-vjeçarit përfshijnë “Sky TV” dhe gazetat “Sun” dhe “Times”. Ai zotëron gjithashtu rrjetin televiziv amerikan “Fox News” dhe “Wall Street Journal”, së bashku me disa sipërmarrje në vendlindjen e tij Australi.Si u njoh Murdoch dhe Hall

Murdoch u takua me Jerry-n në Australi në vitin 2015. Pas javësh spekulimesh, çifti doli publikisht në finalen e Kupës së Botës në regbi në Twickenham në Londër atë tetor. Zoti Murdoch u fotografua duke puthur Hall.

Ata bënë paraqitjen e tyre të parë në tapetin e kuq së bashku në Golden Globes në 2016. Miqtë thanë në atë kohë: ‘Rupert nuk mund të ishte më i lumtur. Është një gjë e mrekullueshme’.

Jerry Hall u largua nga shtëpia 13 milionë paund në Richmond, në jugperëndim të Londrës, ku ajo kishte jetuar që nga ndarja e saj me Sir Mick, pasi zbuloi se ai kishte një fëmijë me modelen braziliane Luciana Gimenez.

A do ta ndajë pasurinë 14 miliardë paund? 91-vjeçari i

Duke shpallur fejesën e tij në “Twitter”, Murdoch e quajti veten “njeriu më me fat dhe më i lumtur në botë”. Ai i dhuroi Hall-it një unazë 20 karatësh që besohet të jetë me vlerë mbi 2.4 milionë paund.

Dasma e tyre zyrtare ishte një organizim i vogël, një javë përpara ditëlindjes së 85-të të Murdoch, ku morën pjesë një pjesë miqtë e ngushtë. Ditë më vonë, ata mbajtën një ceremoni publike në kishën e Shën Nuses në Fleet Street të Londrës.

Miss Hall kishte veshur një fustan mëndafshi blu akulli, Vivienne Westwood, që thuhet se kushtonte rreth 8,000 £. Burimet shprehen se modelja Hall solli më shumë ‘ekuilibër’ në jetën e burrit të saj pas dekadash fokusimi në bizneset e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera