A do ta kthejë jetën në normalitet në pranverë vaksina për COVID-19
Autori: Gazeta inFokus 20:58 | 01 October 2020
Shkencëtarë të njohur kanë paralajmëruar sot se edhe një vaksinë e suksesshme e koronavirusit nuk do ta kthejë jetën në normalitet. Ndërkohë bota po pret që vaksina të jetë “kupa e shenjtë” që do t’i japë fund pandemisë. Një raport i hartuar nga shoqëria mjekësore britanike Royal Society thotë se duhet të jemi “realistë” për atë që vaksina mund të arrijë dhe kohën kur mund ta arrijë.
Më shumë se 200 tipe vaksinash për mbrojtjen nga virusi po zhvillohen nga shkencëtarët në të gjithë botën, në një proces që po kryhet me shpejtësi të paprecedentë.
“Vaksina ofron shpresa të mëdha për fundin e mundshëm të pandemisë, por ne e dimë se historia e krijimit të vaksinave është e mbushur me dështime”, tha Dr Fiona Culley, e departamentit mjekësor të universitetit Imperial College London.
Ka mjaft optimizëm se procesi i vaksinimit masiv do të nisë në fillim të vitit që vjen, por raporti i Royal Society paralajmëron se procesi do të jetë i gjatë.
“Edhe kur vaksina të jetë e gatshme kjo nuk do të thotë se për një muaj të gjithë njerezit do të jenë të vaksinuar, kjo do të kërkojë gjashtë muaj, nëntë muaj … një vit,” tha Prof Nilay Shah, kreu i inxhinierisë kimike në Imperial College London.
“Nuk bëhet fjalë për një rikthim të papritur në normalitet në mars.”
Dyshime mbeten për materialet e lëndës së parë dhe kapacitetin frigoriferik, pasi disa vaksina kërkojnë magazinim në temperatura prej minus 80C. Prof. Shah llogarit se vaksinimi i njerëzve do të kryhet me shpejtësi 10 herë më të madhe sesa sezoni i përvitshëm kundër gripit dhe do të ishte një punë me kohë të plotë për 30,000 staf mjekësor të trajnuar.
Të dhënat e hershme tregojnë se vaksinat vërtet po aktivizojnë reagim të sistemit imunitar, por studimet ende nuk kanë treguar nëse kjo është e mjaftueshme për mbrojtjen apo ndalimin e përhapjes së Covid-19.
Prof Charles Bangham, kreu i imunologjisë në Imperial College tha: “Ne thjesht nuk e dimë se kur do të jetë e gatshme vaksina efektive, sa efektive do të jetë dhe sa shpejt mund të shpërndahet”.
“Edhe nëse është efektive nuk ka gjasa të kthehemi menjëherë në normalitet. Do të jetë si një zbritje shkallësh, ne gradualisht do të reduktojmë ndërhyrjet e tjera”.
Duke komentuar mbi studimin Dr Andrew Preston nga University of Bath, tha: “Duket qartë që vaksina po portretizohet si ‘plumbi i argjendtë’ që do të jetë shpëtimi ynë, por ky proces nuk është i menjëhershëm.
“Ka ende shumë pyetje, si njerëzit apo familjarët që nuk pranojnë të marin vaksinën. A do të lihen ata në dorë të fatit apo do të kryhet vkasinimi i detyruar i fëmijëve në shkolla?” (BBC)
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...