Lajme

A dështoj tentimi për koalicion LDK – VV? – Zyrtari i VV-së: “Mundësinë u’a dha Albini”

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 16 December 2019

Zyrtarë të LDK-së e Vetëvendosjes, për herë të fundit në tentim për krijimin e koalicionit mes tyre, ndodhi të shtunën.

Ai nuk pati sukses, shkruan gazeta inFokus.

E pas takimit të së shtunës, deri tash nuk pati ndonjë tjetër.

-Advertisement-

Ndërsa, gjatë kësaj kohe vetëm u rrit numri i akuzave e kundër-akuzave ndërmjet tyre.

Shkak për mos-krijimin e koalicionit deri tash është posti i Presidentit të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Por, një postim në Facebook i asamblistit të Vetëvendosjes në Prishtinë, Eman Rrahmani, lë të kuptohet se tentimi për koalicion tanimë edhe mund të jetë i dështuar.

Ky ka akuzuar LDK-në për siç thotë bashkëqeverisjen për 20 vite me PDK-në dhe se tani po e kanë vështirë të ndahen nga ta.

“Me bashkëqeverisë për 20 vite me PDK-në, kogja vështir është më u ç’kap prej tyre”, ka thënë Rrahmani.

Madje, ky thotë, se mundësinë për këtë ua ka dhënë Albini.

E ajo çka bije në sy se këtë e ka thënë në kohën e shkuar, që ngre dyshimet se tanimë ka dështuar edhe përpjekja e fundit.

“Boll e keni që mundesin u’a dha Albini!”, ka thënë Rrahmani./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera