A.D. vazhdon shkollën pavarësisht reagimeve brenda gjimnazit

Autori: Gazeta inFokus
16:30 | 17 October 2024
Pas më shumë se një muaji jashtë shkollës, një nxënëse me shami e gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë, është duke ndjekur mësimet, përkundër “protestave” të arsimtarëve, thotë drejtori i shkollës, Musa Nikçi, për Radion Evropa e Lirë.
Vajza me inicialet A.D. u privua nga shkolla qysh në fillim të vitit të ri shkollor, më 2 shtator, për shkak të një udhëzimi administrativ, që ndalon “bartjen e uniformës fetare në shkolla”, por nuk specifikon se çka nënkupton ajo uniformë.
Nikçi konfirmon se nxënësja u kthye pasi Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit (MASHTI) ia rekomandoi një gjë të tillë Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Pejës.
“Ajo [ministrja Arbërie Nagavci] është thirrur në një nen të Kushtetutës mbi lirinë e njeriut dhe lirinë e shkollimit. Por, e bën përjashtimin e udhëzimit”, thotë Nikçi.
Radio Evropa e Lirë provoi të kontaktonte ministren Nagavci, por pa sukses.
Për rastin e 18-vjeçares A.D., REL-i raportoi edhe më 25 shtator, kur shtjelloi polemikat e palëve të ndryshme për të drejtat e njeriut dhe rregullat.
As vajza, as familja e saj nuk iu përgjigjën kërkesave të REL-it për të ndarë rrëfimin e tyre.
Rikthimi i A.D. nuk kaloi pa reagime brenda gjimnazit.
Në shenjë proteste ndaj vendimit të MASHTI-t, mësimdhënësit nuk e zhvilluan procesin mësimor në dy orët e para në të dyja ndërrimet në një ditë pune, thotë Nikçi.
“E kanë parë që është shkelur Udhëzimi Administrativ dhe nuk janë zbatuar kompetencat e një shkolle”, thotë ai.
Por, sipas tij, rasti i A.D. nuk nënkupton që institucioni që ai drejton, e lejon bartjen e shamisë në shkollë.
Nikçi thotë se, nëse në të ardhmen do të ketë raste të ngjashme, ai sërish do ta zbatojë Udhëzimin Administrativ 6/2014 të MASHTI-t, i cili, siç pretendon ai, e ndalon bartjen e shamisë në shkolla.
Prokuroria Themelore në Pejë tha se është duke i vazhduar hetimet, për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut nga ana e autoriteteve të gjimnazit.
“Në prokurori është intervistuar drejtori i gjimnazit ‘Bedri Pejani’. Ndërkaq, në polici, me autorizimin e prokurores së shtetit, janë intervistuar nxënësja dhe nëna e saj”, bëri të ditur zëdhënësi Shkodran Nikçi për Radion Evropa e Lirë. /REL

Të tjera
-
“Ma kanë ngjit për fyti”, flet burri që u sul*mua nga policët në Klinë
Driton Krasniqi, burri i cili është keqtrajtuar nga tre zyrtarë policorë në K...
-
Hasani: Mënyra e sjelljes së Kurtit ndaj partive të tjera është shantazh
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka drejtuar kritika të ash...
-
Situata me fla*kët në Shqipëri, 26 vatra zja*rri në 24 orë, neutralizohen të gjitha
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë raportuar 26 vatra zjarri, të c...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë veror. Mëngjesi në ...
-
Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok
Policia e Kosovës ka njoftuar se me 1 korrik 2025, në orën 09:00, në Zubin Po...
-
Begaj në Spanjë: Anëtarësimi në BE mbetet një përparësi strategjike e Shqipërisë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj mori pjesë sot në Konferencën e IV Ndër...
-
Dhu*na në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it, Barduani: Presim që përgjegjësit të sillen para drejtësisë
Komandanti i KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka theksuar se...
-
Mexhiti pret Albin Kurtin në Shkup: Biseduam për rrugën evropiane të RMV-së dhe Kosovës
Zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti sot ka mirëpritur kryem...
-
Situatë apokaliptike nga zja*rret në Turqi, evakuohen mbi 50 mijë persona
Më shumë se 50,000 qytetarë janë detyruar të braktisin banesat e tyre si ...
-
“Kërkoj eshtrat e babit tim” – 12-vjeçarja nga Skenderaji nuk ndalet së qaruri, u këndon të pagjeturve të luftës
Me zërin që i dridhet nga dhimbja dhe lotët që nuk i ndalen, Leona Rexhepi nj...
-
Jehona Lushaku ia numëron dështimet Albin Kurtit: S’ia falim
Deputetja e betuar e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu në emisionin “DPT te Fidan...
-
Hamza prezanton kandidaturën e Arian Tahirit për Mitrovicën, e quan “kryetari i ardhshëm”
Bedri Hamza ka prezantuar Arian Tahirin si kandidat të PDK-së, për kryetar të...