Edita Tahiri: Po më befason jo transparenca e Thaçit në proceset e dialogut Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus
23:25 | 19 April 2020
Ish-Ministrja e Dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri në një intervistë për emisionin N’Konak që është prodhim i gazetës inFokus ka thënë se po e pengon jo transparenca e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për proceset e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Tahiri ka theksuar se e ka penguar jo transparenca e Thaçit në takimin në Washington me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuciç me ndërmjetësimin e Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Trump për dialogun Kosovë- Serbi.
Ajo N’Konak ka thënë se i ka mirëpritur marrëveshjet për lirinë e lëvizjes por jo edhe jo transaprencën të cilën po e tregon presidenti Thaçi në raportim.
“E para nuk kam fare njohuri së cka është biseduar në Washington mes Thaçit dhe Vuciq sepse ka qenë terësisht jo transparente pastaj marrëveshjet që u bënë ajo për fluturimet e pastaj hekuradht i mirëprita sepse ishin pozitive ishin për lirinë e lëvizjes ndërmjet dy shteteve mirëpo jo transparenca më ka penguar shumë”, ka thënë Tahiri.
Ndërsa Ish-Ministrja e Dialogut Kosovë-Serbi përsëri thekson se është e habitur nga jo transparenca edhe në takimin ne Berlin në mes të Presidentit Thaci dhe homologut të tij nga Serbia.
“Sepsë në kohën kur ne kemi qenë në Rambuje apo pastaj une kur udhëhoqa bisedimet me Brukselin jemi kujdesur për aq sa ka qenë ë mundur vazhdimisht të jemi transparent se cka po ndodh dhe kritikoheshim mjaft. Jam Habit që këto marrëveshjet që u bënë në Berlin me ndërmjetësimin e Richar Grenell nuk kishin fare transparencë dhe mediat disi u heshtën. Nuk e kuptovë mirëpo nuk ëhstë mirë me pas procese të mëdha për shtetin në mënyrë jo transparente, gjërat duhet të duken”, ka shtuar ajo./Gazeta inFokus/
INTERVITA E PLOTË:

Të tjera
-
Haradinaj kujton demonstratat studentore të 11 marsit: Rinia heroike tregoi se shqiptarët nuk i nënshtrohen regjimit
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar demostratat studentore të 11 marsi...
-
Sot takimi i radhës SHBA-Ukrainë, çka pritet të ndodh – detaje
Zyrtarët amerikanë dhe ukrainas pritet të takohen në Arabinë Saudite të martë...
-
Muharremi: Gjasat janë më shumë që të shkojmë në zgjedhje ose LVV të dalë në opozitë
Analisti Shenoll Muharremi, ka analizuar ngjarjet e fundit politike në Kosovë...
-
Moska dhe rajoni i saj u goditën gjatë natës nga dronë, në “një nga sulmet më të mëdha të Ukrainës ndaj Rusisë në tri vjet”
Të paktën një person është vrarë dhe tre janë plagosur në një sulm të madh me...
-
Pranvera Hyseni vendos Kosovën në hartën e shkencës planetare
Pranvera Hyseni, astronomja shqiptare nga Kosova, po përfaqëson vendin në një...
-
44 vjet nga demonstratat studentore
Sot janë bërë 44 vjet nga demonstratat studentore të vitit 1981. Protesta ...
-
Erion Veliaj kërkon lirimin nga qelia, sot seanca në Apelin e GJKKO
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kërkon sot lirimin nga qeli...
-
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë
Qeveria e ardhshme e Kosovës mund të formohet pa Listën Serbe, nëse Komisioni...
-
Miftaraj: Kosova s’ka resurse të cilat mund t’i hynin në dobi SHBA-së ose Evropës
Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ...
-
Vizita e Mark Rutte në Kosovë, në disa rrugë do të ndalohet qarkullimi
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të jetë në Kosovë për një v...
-
Arrestohet 24-vjeçari në Prishtinë, dyshohet për 7 vjedhje në shkurt dhe mars
Një person është arrestuar pasi dyshohet për implikim në së paku shtatë raste...
-
Arrestohen dy persona, dyshohen se vodhën xhamitë në fshatrat e Lipjanit
Dy persona janë arrestuar pasi dyshohen se kanë lidhje me disa raste të vjedh...