FOKUSI NË BUJQËSI

Ministri Mustafa e kryetari Ahmeti vizitojnë bujqit e Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 19 April 2020

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa, bashkë me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, kanë vizituar bujqit e kësaj ane.

Këta dolën në terren tek disa kultivues bujqësorë, shkruan gazeta iNFokus.

“Përmes këtyre vizitave po shohim nga afër gjithë aktivitetin bujqësorë që po bëhet në terren, e po ashtu, në këtë mënyrë dua të jem sa më afër fermerëve për t’i motivuar edhe më tej ata që të vazhdojnë punën për të rritur prodhimtarinë bujqësore, e cila do ta ketë mbështetjen time të plotë. Në kuadër të kësaj mbështetje do të ketë subvencione dhe grante, të cilat do të lehtësojnë dhe do të avancojnë këtë prodhimtari vendore”, tha Ministri Mustafa.

-Advertisement-

Ndërsa, kryetari i komunës, Ahmeti, njoftoi ministrin për punën që po bëhet nga komuna për t’i përkrahur kultivuesit bujqësor edhe pas gjendjes së krijuar nga pandemia e koronavirusit të ri.

Fermerët e Komunës së Prishtinës, janë duke i vazhduar veprimtaritë bujqësore në këtë kohë, falë edhe masave të ndërmarra nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit  Rural, e cila ka lehtësuar qarkullimin e punëve në këtë sektor./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera