Gjermani, rritet në mbi 4.000 numri i të vdekurve nga COVID-19
Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 17 April 2020
Sipas autoriteteve shëndetësore gjermane, numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Gjermani kaloi shifrën 4.000, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara arriti në pothuajse 140 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të paktën 289 vdekje të tjera nga virusi u regjistruan gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 4.093, sipas Institutit të Teknologjisë Risklayer dhe Karlsruhe, që përpilon të dhëna në kohë reale nga afro 400 autoritete lokale.
Me 3.382 infektime të reja në 24 orët e fundit, numri i personave të infektuar me virus deri më tani në Gjermani u rrit në 138.135.
Agjencia e kontrollit të sëmundjeve në Gjermani, Instituti Robert Koch ka raportuar se afro 82 mijë njerëz janë shëruar nga virusi deri më tani.
Megjithëse të dhënat e fundit treguan se niveli i infeksionit po ngadalësohej, numri i të vdekurve në ditë mbeti i lartë.
Dita e sotme shënoi ditën e tretë me radhë ku numri i vdekjeve ditore ka qenë mbi 280.
Gjermania ka numrin e pestë më të lartë të infeksioneve të raportuara COVID-19 në botë, duke u renditur pas SHBA-së, Spanjës, Italisë dhe Francës. Por, numri i vdekjeve në Gjermani mbetet shumë më i ulët se në vendet e tjera.
Përveç testimit të gjerë për COVID-19, Gjermania gjithashtu ka ngritur ndjeshëm kapacitetin e reparteve të kujdesit intensiv në spitale: nga 28.000 në gati 40.000.
Nga dje, spitalet në të gjithë vendin kishin më shumë se 11.300 shtretër të kujdesit intensiv të lirë për pacientët me koronavirus.
Qeveria e kancelares Angela Merkel dhe shtetet federale u dakorduan të mërkurën të zgjasin masat e bllokimit të koronavirusit deri më 3 maj, me zbutjen e masave për dyqane të vogla dhe dyqane me hapësira të shitjes me pakicë prej më pak se 800 metra katrorë. Restorantet dhe kafenetë do të qëndrojnë të mbyllura deri në njoftimin e mëtejshëm.
Disa shkolla gradualisht do të rihapen pas 4 majit ndërsa të parët kthehen studentët që janë afër diplomimit.
Qeveria ka njoftuar se “rekomandon fuqimisht” që qytetarët të mbajnë maska gjatë blerjes dhe përdorimit të transportit publik.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia COVID-19 është përhapur në gjithë botën. Pandemia ka shkaktuar vdekjen e mbi 145 mijë personave dhe ka infektuar rreth 2,16 milionë njerëz ndërsa 550 mijë janë shëruar.
Të tjera
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...