Lajme

​Pasojat e COVID-19 në Shqipëri, për 1 muaj 40 mijë persona humbin vendin e punës

Autori: Gazeta inFokus 08:25 | 14 April 2020

Ministri i caktuar për menaxhimin e situatës së Covid-19 në Shqipëri, Arben Ahmetaj, ka shpjeguar më tej paketën e dytë ekonomike të prezantuar më herët nga kreu i qeverisë, Edi Rama.

Duke sqaruar pikat e paketës ekonomike, Ahmetaj tha se përllogariten që 40 mijë punonjës të jenë shkarkuar nga puna nga muaji Mars, deri në 10 Prill.

Pikërisht kjo kategori është e përfshirë në bonusin prej 400 mijë lekësh të vjetra që qeveria ka vënë në dispozicion.

-Advertisement-

“Po, në total tek bonusi prej 400 mijë lekësh përfshihen 66 mijë persona, 40 mijë përllogariten ata që kompania i ka larguar nga puna nga muaji mars deri më 10 prill”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj sqaroi se ato biznese që kanë përfituar nga paketa e parë ekonomike, 260 mijë lekë të vjetra do vijojnë t’i marrin për muajt që do vijojë kjo situatë, ndërsa të gjitha bizneset e vogla që nuk janë përfshirë tek paketa e parë dhe që rezultojnë të mbylla, por dhe ato biznese të vogla që janë të hapura, por për shkak të situatës nuk kanë pasur punë, do të marrin një bonus 400 mijë lekësh të vjetra, por vetëm një herë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera