Muharremaj: I infektuari i fundit erdhi nga Mali i Zi
Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 10 April 2020
Mbrëmë është konfirmuar edhe një rast i ri me koronavirus në Suharekë. I infektuari ka ardhur dje nga Mali i Zi dhe është dërguar menjehërë në Qendrën e Studentëve, e cila me vendim të Qeverisë së Kosovës është lëshuar për karantinë. Detaje rreth këtyre rasteve në këtë komunë ka dhënë kryetari Bali Muharremaj.
Në një prononcim për Gazetën Express, Muharremaj ka treguar se aktualisht në këtë komunë janë të infektuar tre persona, meqenëse një prej të infektuarve më herët thotë se është shëruar.
Muharremaj ka thënë se personi më i ri që është i infektuar nga kjo komunë është një 21-vjeçar.
Për personin e katërt të infektuar thotë se ka ardhur nga Mali i Zi dhe se direkt është vendosur në Qendrën e Karantinës.
“Gjendjen e kemi të qetë. Mbrëmë është konfirmu edhe një rast. Ai ka ardh dje prej Malit të Zi dhe është vendos direct në Qendrën e Studentëve, pra s’ka ndejt fare në Suharekë. Aktualisht i kemi tre të infektuar, meqenëse një është shëruar. Personi më i ri i infektuar është një 21-vjeçar, derisa më i vjetri një 55-vjeçar”, ka thënë Muharremaj për Express.
Ndryshe, mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar tri raste të reja me koronavirus.
Aktualisht numri i të infektuarve në gjithë vendin ka shkuar në 227, derisa numri i të shëruarve ka arritur në 38.
“Sot më 09 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 117 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej tre (3) prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftim.
Sipas IKSHP’së, të infektuarit janë nga Suhareka, Prishtina dhe Leposaviqi.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, një (1) rast me vendbanim nga Suhareka, një (1) rast me vendbanim nga Hajvalia-Prishtinë, një (1) rast me vendbanim nga Leshak- Leposaviq. Sot më 09 prill 2020, është shëruar edhe një (1) pacient, derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tridhjetë e tetë (38)”, njofton IKSHP’ja./
Të tjera
-
Arrestohet shqiptari në Itali, ju gjenden 15 kg drogë dhe fletorja me emrat e klientëve
Policia në Itali ka arrestuar shqiptarin nën akuzën për trafikim të drogës. ...
-
“Nëna Rukë” feston ditëlindjen, Ramush Haradinaj me dedikim emocionues
‘Nëna Rukë;, nëna e Ramush Haradinajt feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të...
-
Nesër, 27-vjetori i rënies së Luan Haradinaj
Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlir...
-
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Kanë mbetur më pak se dy javë kur pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovë...
-
Kurti shkruan edhe për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit: Përkrah kancelarit Sholz mbështetëm dy socialdemokratë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin njofton se...
-
Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet
Një turiste gjermane ka rënë nga ujvara në zonën e Çarçovës në Përmet. Tv ...
-
Policia zbardhë detaje për rastin e tentim vrasjes në veri të cilën e raportoi zëvendësministri për Kthim
Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shk...
-
Përvjetori i 75’të i Këshillit të Evropës, Kurti thotë se ky vit shënon plotësimin e kritereve nga Kosova për anëtarësim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 75-vjetorin e themelimit të K...
-
Basha i reagon AGK’së dhe Reporterëve Pa Kufij, zbrapset pak nga gjuha nxitëse: S’po sulmoj, po bëj kritikë
Deputeti Dimal Basha, i cili pretendoi “disiplinimin e AGK-së dhe RTK-së nga ...
-
Skenari i luftës bërthamore: Nga raketa e parë deri në fund të botës për 72 minuta
Një luftë bërthamore do të ishte e keqe dhe kjo është diçka që të gjithë e di...
-
Xi Jinping nis vizitën në Francë dhe shprehet për mediat vendase
Presidenti kinez mbërriti të dielën në Paris, duke nisur vizitën e tretë shte...
-
PDK nderon dëshmorët e Podujevës, Hamza: Faleminderit, që ndërtuat bazamentin e shtetit tonë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bas...