(DOKUMENT) Lajçak i dergon letër Thaçit për dialogun, nuk e përmend askund njohjen nga Serbia
Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 10 April 2020
I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, sllovaku Miroslav Lajçak i ka dërguar një letër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, për t’i kërkuar bashkëpunim në dialog.
Lajçak për të cilin presidenti Thaçi dhe kryediplomati Konjufca kishin vërejtje si ndërmjetësues i dialogut për shkak të qasjes kundër pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës, në letrën dërguar Thaçit nuk thotë asgjë për qëllimet e dialogut dhe askund nuk e përmend njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në OKB.
“Jam i bindur që me vullnet politik të të dy palëve mund t’i arrijmë qëllimet në dialog”, shkruan Lajçak në letrën e tij.
Mospërmendja e rezultateve konkrete dhe specifike për dialogun në këtë letër sinjalizon edhe një proces të gjatë dialogues me rezultate të ngadalshme dhe jo domethënëse, siç kishte ndodhur edhe gjatë procesit në kohën e Mogherinit. Megjithatë, Lajçak thotë se caktimi i tij në këtë rol është sinjal i riangazhimit të BE-së në dialog.
Tutje, Lajçak në këtë letër flet edhe për krizën e shëndetit publik për shkak të pandemisë Covid-19, duke përmendur asistencën prej 5 milionë eurosh të BE-së për Kosovën.
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, edhe atëherë kur detyra zyrtare ia kërkonte të ishte neutral ndaj statusit të Kosovës, ai më herët dilte hapur kundër pavarësisë së Kosovës. Vitin e kaluar, si përfaqësues i Sllovakisë, Lajçak kishte udhëhequr kryesimin e OSBE-së dhe kishte tejkaluar rolin e tij, duke dalë hapur kundër Kosovës.
Me iniciativë të SHBA-së, shtetet që e kanë kryesimin e OSBE-së kishin krijuar një praktikë përmes së cilës ftonin në një takim joformal edhe përfaqësues nga Kosova. Derisa Gjermania, Austria dhe Italia e kishin vazhduar këtë traditë, Lajçak njëanshëm kishte refuzuar që ta ftojë Kosovën në një takim të tillë. Për këtë veprim, Lajçak ishte kritikuar edhe nga SHBA-ja.
Po ashtu, në të njëjtin kapacitet Miroslav Lajçak vitin e kaluar kishte ardhur edhe në Kosovë. Por, ai kishte insistuar që takimet me përfaqësuesit e shtetit të Kosovës t’i mbajë nëpër hotele ose zyre të OSBE-së, duke refuzuar që ato të mbaheshin në zyrat e institucioneve të shtetit të pavarur të Kosovës. Kështu, Lajçak kishte thyer sërish praktikën e gjithë ministrave të jashtëm që kryesonin OSBE-në, të cilët kishin takuar përfaqësuesit shtetërorë në institucionet e Kosovës, si Kurz, Steinmaier dhe të tjerë.
Në të njëjtin rol, Lajçak vitin e kaluar kishte zhvilluar një takim edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Por, përkundër që ishte kryesues i OSBE-së, Miroslav Lajçak e kishte keqpërdorur takimin dhe rolin e tij, duke i premtuar Vuçiqit se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Miroslav Lajçak kishte kundërshtuar edhe Ministrin e Jashtëm në detyrë të Shqipërisë, Gent Cakajn, që ai të përfaqësojë kryesimin e Shqipërisë në OSBE, duke qenë se është nga Kosova. Lajçak kishte lobuar te shtetet anëtare për ta kundërshtuar emrin e Cakajt dhe më pas, Shqipëria ishte përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama.
Të tjera
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...
-
Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e njeh “de facto” Kosovën
I ftuar në Hard Talk të BBC-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiç promovoi...
-
Gazetarët Hoxha dhe Qyno paraqiten në SPAK, njihen me masat e sigurisë
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno këtë të hënë të 25 nëntorit janë paraqit...
-
Rritet shifra: Shkon në 600 mijë euro shuma e dhënies së granteve nga Peci për të afërmit e pushtetit
Sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK’së, Egzon Pacolli, ka njof...
-
Shqiptari fiton zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani
I riu shqiptar, Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gje...
-
Rrokulliset një kamion në Doganaj të Kaçanikut, policia jep detaje
Një aksident trafiku ka ndodhur në Doganaj të Kaçanikut ku një kamion është r...
-
42-vjeçari në Drenas dyshohet se u vetëplạgos me ạrmën ilegale në veturë
Një person në Drenas ka pësuar lëndime pasi dyshohet se është vetëplagosur. ...
-
Shifra shqetësuese: 1 mijë e 333 nxënës braktisin shkollën, shumë të tjerë përsëritës të vitit
Nga klasa e parë deri në të 9-n, për këtë vit shkollor kanë përsëritur vitin ...
-
Enver Hoxhaj nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Tiranë
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj është nderuar me titullin “Do...
-
AAK: Kurti ka ndikuar në zgjedhjen e bordeve të Kompanive Rajonale të Ujësjellësit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përkatësisht Departamenti për Ujë dhe Polit...
-
Olaf Scholz edhe zyrtarisht kandidat i SPD-së për kancelar të Gjermanisë
Partia Socialdemokrate SPD ka vendosur edhe zyrtarisht që kancelari i tanishë...
-
Aktivizohet shërbimi i verifikimit të diplomës nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut në e-Kosova
Është aktivizuar shërbimi i verifikimit të diplomës në platformën e-Kosova, p...