A do të marrin pjesë partitë politike në mbledhjen e kryesisë, ku do të caktohet seanca e jashtëzakonshme
Autori: A.H 10:47 | 10 April 2020
Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë mbledhje në ora 11:00 për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës për seancë të jashtëzakonshme për miratimin e pakos financiare emergjente.
Këtë pako e ka kundërshtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që sipas nuk është e nevojshme pasi nuk është detyrë e opozitës të propozojë pako të tilla por e qeverisë, shkruan Gazeta inFokus.
Gazeta inFokus merr vesh se në mbledhje do të marrin pjesë kryesia e kuvendit nga partitë politike, e më pas do të vendoset nëse janë kushtet që të mbahet kjo seancë.
VV-ja për Gazeten inFokus e ka konfirmuar se do të marrin pjesë.
Instituti i shëndeti kombëtar në vazhdimësi ka bërë thirrje që mos të mbahen tubime me shumë njerëz kjo pasi që në Kosovë është duke shkuar numri i të prekurve me koronavirus në rritje.
Por në këtë mbledhje nuk do të lejohen mediat për shkak të situatës me pandeminë COVID-19.
Në rend dite janë kërkesa e Grupit Parlamentar të PDK-së për seancë të jashtëzakonshme dhe ndërmarrja e veprimeve sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, rasti nr.KO54/20, të datës 6 prill 2020.
“Ju njoftojmë se për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, nuk do të ketë prezencë të mediave në mbledhjen e nesërme të Kryesisë së Kuvendit (shih rendin e ditës në kalendar, në ueb-faqe). Pas mbledhjes, mediat dhe publiku do të njihen me vendimet e Kryesisë, nëpërmjet komunikatës. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Të tjera
-
E rëndë në Shkodër, nëna me 3 fëmijë dyshohet të jetë mbytur në Drin, gjendet 1 trup
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me 3 fëmij...
-
Thaçi: Rrogat deri në fund të vitit 700 euro, nuk i mbajmë rininë këtu duke u thirrë vetëm në emër të flamurit e idealit
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka deklaruar se duhet...
-
Osmani: Gëzuar Pashkët besimtarëve ortodoksë në Kosovë dhe në mbarë botën
Presidentja Vjosa Omani u ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë. ...
-
Dialogu rinor: Kina dhe Evropa nëpërmjet syve të rinisë
Në ditën e Rinisë të Kinës, dëgjoni mesazhe rinore.. [video width="360" he...
-
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi një mijë e 200 gjoba në trafik
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1251 gjoba në trafik. ...
-
Tahiri kritikon Qeverinë Kurti: Kosova sot ballafaqohet me probleme serioze, pagat janë të njëjta, çmimet janë rritë
Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka de...
-
Pejë: Regjistruesi i ASK-së raporton në polici se u sul*ua gjatë regjistrimit të popullsisë
Një regjistrues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka raportuar në polici...
-
Dyshohet se i publikoi fotografi eksplicite një gruaje, arrestohet
Dje është arrestuar një person në Viti. Ai dyshohet se ia ka publikuar një...
-
Prizren: Gjendet pa shenja jete një shtetas serb, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja...
-
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta di*jte shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, dërgohet në mbajtje
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta digjte shkollën “Meto Bajraktari” në Prish...
-
Vitia: Pas gjysmës së dytë të këtij viti fillon implementimi i Ligjit për çmimin e produkteve medicinale
Ligji për çmimin e produkteve medicinale nuk ka filluar së zbatuari ende në K...
-
Rama: Gëzuar Pashkët Ortodokse
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Pashkët Ortodokse. Ai, me an...