Njihuni me kosovaren që po na bën krenarë në garën e talentëve të Gjermanisë “The Voice”
Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 08 April 2020
Njihuni me vajzën kosovare që po na bën krenarë në garën e talentëve të Gjermanisë “The Voice Kids”.
Dje ishte episodi 7 i sezonit të ri “The Voice Kids” Gjermania, i ndjekur nga miliona shikues gjerman (Gjermani, Austri, Zvicër, Belgjikë dhe BE). Në “Betejën e gjigandëve” u kualifikua Rrezarta Bojaxhiu e cila në Gjermani njihet si Reza. Ajo është me origjinë shqiptare nga Kosova, nga Pllava/ Opoja e Dragashit.
Trajnerët e televizionit kombëtar gjerman “Sat 1” ishin në kërkim të talenteve të rinj, më të mirë të Gjermanisë për këtë vit. Kandidatët këngëtarë ishin trajnuar nga artistë të njohur të muzikës gjermane. Këtë vit pjesë e edicionit janë trajnerët e mirënjohur: Lena Meyer-Landrut, Sasha, Max Giesinger dhe dy anëtarët e grupit “Meine Freunde”.
Vitin e kaluar ishin kandidatët Mimi dhe Josy nga Augsburgu që fituan këtë garë kombëtare të Gjermanisë. Ata e bënë krenar jo vetëm familjen por edhe trajnerët e tyre Sascha Vollmer dhe Alec Völkel.
“Beteja e gjigandëve” nga Luca, Reza (Rrezarta Bojaxhiu) dhe Vladi.
Trajnerja Lena Meyer-Landrut dje në betejë i dërgoi tre talentet e saj më të fortë, që ishin: Vladi, Reza (Rrezarta Bojaxhiu) dhe Luca. Talentet u sfiduan duke performuar me këngën “Ëho ëants to live forever” të Queen.
Reza (Rrezarta Bojaxhiu), Vladi dhe Luca ishin të tre kandidatët më të fortë për finalen e “The Voice Kids” 2020. Trajnerja Lena nuk e humbi rastin që kandidatët e saj të garojnë kundër njëri-tjetrit në “Battle der Giganten”.
Po ashtu përzgjedhja e këngës së trajnerës Lena ishte mbretërore. Duke synuar që Reza (Rrezarta Bojaxhiu), Vladi dhe Luca të shkonin në betejë me këngën “Ëho ëants to live forever” të Queen.
Luca, i cili në shfaqjen e tij performoi me këngën e Freddie Mercury-t, natyrshëm luajti në kartat e përzgjedhjes së këngës nga trajnerja Lena. Por, rivalët e tij, Reza (Rrezarta Bojaxhiu) dhe Vladi gjithashtu dukeshin se do të rrëmbenin titullin e “Queen”.
Kjo ishte vërtet madheshtore! Vështirë se dikush e vërejti se në skenë ishin tre fëmijë. Të rriturit nuk mund ta kishin kënduar më mirë. Për të tre talentet publiku u ngrit në këmbë dhe bëri një ovacion të madh.
Trajnerja Lena padyshim se e kishte shumë të vështirë të përzgjidhte fitues njërin talent. Në fund, ajo vendosi për Reza (Rrezarta Bojaxhiun), e cila në shfaqjen e saj entuziazmoi me një “Opera-Arie” dhe demonstroi shkathtësitë. Ajo u kualifikua në garën e më tutjeshme kombëtare të Gjermanisë.
Tashmë është në prag të karrierës së saj si yll muzike “Pop Star”, duke ndjekur sigurt hapat yjeve shqiptare me renome botërore sikurse Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, etj.
Reza (Rrezarta Bojaxhiu) më 2015 kishte përformuar dhe në garën kombëtare “X-Factor” në Islandë dhe i ishte afruar finalës. Ajo më 2016 kishte lansuar këngën e parë në gjuhen shqipe të titulluar “Nëna”.
Të tjera
-
Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
40 ditë paraburgim për personin e kërkuar nga Interpoli
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të...
-
“Nuk ka shenja dhu*e”- Tragjedia në Shkodër, policia jep detaje të reja për trupin e nëntë vjeçares
Ndryshon dinamika e ngjarjes së rëndë në Shkodër. Policia ka dalë në një n...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa ...
-
Tre persona arrestohen nga antidro*a në Fushë Kosovë
Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Fushë Kosovë, dyshohen p...
-
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës
Kanë kaluar më shumë se dy dekada prej kur është premtuar se do të fillojë nd...
-
Nderohen dëshmorët, Ramosaj: Deçani dha djem e vajza të devotshëm për lirinë e Kosovës
Në kuadër të Ditës së dëshmorëve dhe martirëve të kombit në Komunën e Deçanit...
-
Konjufca: Gëzuar Pashkën të gjithë bashkëqytetarëve të besimit ortodoks
Kryekuvendari, Glauk Konjufca i ka uruar Pashkët të gjithë bashkëqytetarëve t...
-
Abdixhiku uron besimtarët ortodoksë: Më shumë harmoni dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, i ka uruar besimta...
-
Kurti uron besimtarët ortodoksë për Pashkët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët...
-
IKSHPK: Pastroni duart, shpëtoni jetë
5 maji, shënon një nga ngjarjet e rëndësishme të kujdesit shëndetësor. Kjo...