LAJMI I FUNDIT: Një person del pozitiv me koronavirus në Qendrën e Studentëve
Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 04 April 2020
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në konviktet e Qendrës së Studentëve, e cila është shndërruar në karantinë, një person pas testeve të djeshme ka rezultuar pozitiv, ndërsa 33 persona janë liruar për të shkuar në shtëpitë e tyre.
Ndërsa bëhet e ditur se gjatë ditës së sotme do të testohen edhe 98 persona të tjerë, të cilët në QS janë karantinuar me datën 20 mars 2020.
Ky është njoftimi i plotë nga MSh-ja:
Karantina në Qendrën e Studentëve-Prishtinë
Njoftim nga MSh
4 prill 2020
Gjatë ditës së premte, IKSHPK ka bërë testimin e 36 personave të karantinuar në Qendrën e Studentëve me datën 19 mars 2020. Tridhjetë e pesë (35) prej tyre kanë rezultuar negativ në Covid-19.
Një person ka rezultuar pozitiv dhe i njëjti është dërguar në Klinikën Infektive, së bashku me personin që ka qëndruar në dhomë gjatë kohës së karantinimit, kurse 1 tjetër (edhe pse ka rezultuar negativ në Covid-19) është dërguar në QKUK për shkak të problemeve shëndetësore të natyrës ortopedike. Grupi prej 33 personave janë liruar sot të shkojnë në shtëpi, dhe janë të rekomanduar që t’u përmbahen kushteve të izolimit shtëpiak edhe për dy javë.
Gjatë ditës së sotme pritet të testohen edhe 98 persona të tjerë, të cilët në QS janë karantinuar me datën 20 mars 2020.
Personat që rezultojnë negativ në Covid-19 pritet të lirohen nesër në shtëpi, gjithashtu, duke u rekomanduar që t’u përmbahen kushteve të izolimit shtëpiak edhe për dy javë.
Kurse, gjatë ditës së diel, pritet të testohen 33 persona të cilët në QS janë karantinuar më 21 mars 2020.
Pra, ashtu si janë vendosur në karantinë, me atë renditje edhe bëhet testimi dhe nxjerrja e tyre nga karantina e personave që rezultojnë negative në Covid-19.
MSh u bën thirrje personave që lëshohen në shtëpi, që të zbatojnë me kujdes të shtuar masat e vetizolimit shtëpiak, duke mbrojtur veten dhe të afërmit përreth., derisa të karantinuarve u bën thirrje për më shumë mirëkuptim deri në testimin dhe lirimin e tyre nga karantina.
Përndryshe, në karantinën e QS janë mbi 500 persona të karantinuar, shumica prej të cilave pritet të lirohen ditëve në vijim, pasi IKSHPK të ketë bërë testimin e tyre sipas radhës.
Të tjera
-
Tahiri: Nëse Asociacioni “këmbehet” me Këshillin e Evropës, atëherë çka do të jap Kosova për njohjen nga Serbia?
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun teknik me Serbinë, Edita Tahiri, ë...
-
Pacienti që u raportua i zhdukur nga Instituti Special në Shtime kthehet në qendër
Pacienti i cili është larguar një ditë më parë nga Qendra për Integrimin dhe ...
-
PDK: Kuvendi sa më parë të shpërndahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në seancën e sotme të Ku...
-
Zhvilluan gara në autostradë dhe goditën për vde kje tre persona, aktakuzë ndaj dy të dyshuarve në Prizren
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur ...
-
Hapet thirrja për praktikë me pagesë në Agjencinë e Punësimit, Ministria tregon kriteret
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftuar se është hapur thir...
-
Zhvillime në rastin e vra*jes së Liridona Ademajt, lirohet njëri nga të dyshuarit
Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin,...
-
Gërvalla takon homologun estonez, flasin për situatën e sigurisë në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me ...
-
Deliu-Kodra: Ilaz Kodra ishte sinonim i shpirtit liridashës
Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ilaz Kodra, ra në altarin e liris...
-
Haziri: Krerët shtetëror duhet ta bëjnë të qartë se çfarë obligimesh kanë marrë pas letrës së dërguar për anëtarësim
Ish-negociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Lutfi Haziri ka kërkuar sqarim nga...
-
Bislimi: Reformat do të na ndihmojnë në avancimin tonë drejt integrimit në BE
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka shpalosur disa nga masat n...
-
Glauk Konjufca: Ilaz Kodra, ndër figurat më emblematike të UÇK-së, pjesë e bërthamës themeluese të saj
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën solemne në nderim ...
-
Osmani: Ilaz Kodra ishte dora e djathtë i komandantit legjendar Adem Jashari
Sot Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne në nderim të komandantin të U...