BE ndihmon Kosovën me afër 70 milionë euro për t’u përballur me Koronavirusin
Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 26 March 2020
Bashkimi Evropian do ta ndihmojë Kosovën për t’u përballur me Koroanvirusin e pasojat socio-ekonomike me një shumë prej afër 70 milionë eurosh.
Komisioneri i BE-së për fqinjësi e zgjerim Oliver Varhelyi i ka dërguar letër Kryeministrit në detyrë i Kosovës, Albin Kurtit, shkuran gazeta inFokus.
“Ne jemi duke shikuar në mënyrë intensive se si ta asociojmë Kosovën dhe partnerët tjerë në nismat që janë duke marrë nga BE-ja në përgjigje ndaj pandemisë së koronavirusit, sikur edhe si t’i ndihmojmë në mënyrën më të mirë për të ulur pasojat socio-ekonomike. Sa i përket qytetarëve të rajonit që kanë mbetur në BE, Komisioni Evropian është duke diskutuar me shtetet anëtare rreth qytetarëve të vendeve të treta që e kanë gjetur veten me qëndrim të tejkaluar në vendet e Schengenit si rezultat i restrikcioneve të udhëtimit”, ka shkruar ai.
Ai ka njoftuar se Komisioni Evropian me ndihmë imediate mbështet sistemin e shëndetësisë në Kosovë deri në 5 milionë euro.
Do të mobilizohen edhe 50 milionë euro nga programet për vitin 2019 dhe 2020 për të ndihmuar Kosovën që të përballet me pasojat socio-ekonomike. Edhe 13 milion euro do të ndahen për buxhetin e Kosovës për të ndihmuar likuiditetin.
Për tërë Ballkanin Perëndimor, BE-ja do të mobilizojë 38 milion euro si ndihmë e menjëhershme për sistemin e shëndetësisë dhe 373,5 milionë euro për të zbutur pasojat socio-ekonomike.
Komisioneri i BE-së ka thënë se do të mobilizohen edhe institucionet tjera ndërkombëtare për të ndihmuar rimëkëmbjen pas krizës dhe në rastin e Kosovës po punohet ngushtë edhe me zyrën në Prishtinë. Ai ka përfunduar letrën me porosinë se “duke punuar së bashku, do të dalim nga kjo krizë së bashku edhe më të fortë”./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
E rëndë në Shkodër, nëna me 3 fëmijë dyshohet të jetë mbytur në Drin, gjendet 1 trup
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me 3 fëmij...
-
Thaçi: Rrogat deri në fund të vitit 700 euro, nuk i mbajmë rininë këtu duke u thirrë vetëm në emër të flamurit e idealit
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka deklaruar se duhet...
-
Osmani: Gëzuar Pashkët besimtarëve ortodoksë në Kosovë dhe në mbarë botën
Presidentja Vjosa Omani u ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve ortodoksë. ...
-
Dialogu rinor: Kina dhe Evropa nëpërmjet syve të rinisë
Në ditën e Rinisë të Kinës, dëgjoni mesazhe rinore.. [video width="360" he...
-
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi një mijë e 200 gjoba në trafik
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1251 gjoba në trafik. ...
-
Tahiri kritikon Qeverinë Kurti: Kosova sot ballafaqohet me probleme serioze, pagat janë të njëjta, çmimet janë rritë
Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka de...
-
Pejë: Regjistruesi i ASK-së raporton në polici se u sul*ua gjatë regjistrimit të popullsisë
Një regjistrues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës ka raportuar në polici...
-
Dyshohet se i publikoi fotografi eksplicite një gruaje, arrestohet
Dje është arrestuar një person në Viti. Ai dyshohet se ia ka publikuar një...
-
Prizren: Gjendet pa shenja jete një shtetas serb, policia jep detaje
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Serbisë është gjetur pa shenja...
-
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta di*jte shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, dërgohet në mbajtje
Arrestohet i dyshuari që tentoi ta digjte shkollën “Meto Bajraktari” në Prish...
-
Vitia: Pas gjysmës së dytë të këtij viti fillon implementimi i Ligjit për çmimin e produkteve medicinale
Ligji për çmimin e produkteve medicinale nuk ka filluar së zbatuari ende në K...
-
Rama: Gëzuar Pashkët Ortodokse
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar Pashkët Ortodokse. Ai, me an...