Lajme

A është kjo arsyeja e shkarkimit të Avdullah Hotit në mesnatë?

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 26 March 2020

Shkarkimi i zëvendëskryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti duket se ishte menduar shumë më herët, para se të votonin deputetët për ta rrëzuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

Një përplasje verbale e dy zëvendës kryeministrave, Haki Abazi dhe Avdullah Hoti duket të ketë qenë pikënisja e pakënaqësive që më vonë rezultuan me lirim nga detyra të Hotit.

“Për Hotin flasim një ditë tjetër, kur kalon COVID-19”, shkroi Abazi më llogarinë e tij në facebook, disa orë para se të rrëzohej qeveria, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Megjithatë, ende pa kaluar pandemia e Covid-19, në mesnatë, Kurti nxori vendimin për ta liruar nga detyra zëvendëskryeministrin Hoti.

Por, ende nuk është bërë e qartë, arsyeja kryesore e këtij vendimi.

Qeveria e Kosovës nuk ka sqaruar përse zëvendëskryeministri nga radhët e LDK-së është i pa dëshiruar në kabinetin e Albin Kurtit.

Hoti ishte njëri nga zërat më kritik nga radhët e kësaj partie brenda Qeverisë Kurti./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera