Sport

Platini në Strasburg, Gjykata hedh poshtë apelin e tij

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 05 March 2020

Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg hedh poshtë apelin e Michel Platini kundër vendimeve të marra nga drejtësia Sportive duke e konsideruar atë të papranueshëm.

Vendimi i kësaj gjykate për të mos pranuar apelin e ish kreut të UEFA ishte unanim me gjyqtarët që deklarua se duke parë faktet, pozicionin që mbulonte Platini në organizma sportive dhe domosdoshmërinë për të përmirësuar reputacionin e futbollit dhe FIFA, sanksionet që iu vendosën nuk duken të jenë arbitrare apo të ekzagjeruara, kështu që janë të justifikuara.

Michel Platini në apelin e bërë në Gjykatën e Strasburgut theksonte se procedimet nuk ishin të barabarta dhe se për ta dënuar atë ishin përdorur rregulla të përshtatura me faktet kundër tij me qellim që ai të ndëshkohej. Ai shtoi në apelimin e tij edhe se pezullimi prej 4 vitesh nga të gjitha evenimentet futbollistike bie ndesh me lirinë e një personi që të ushtrojë një profesion, domethënë është një shkelje e të drejtave të njeriut përsa i përket jetës private.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera