Matoshi kritikon që u gjuajt me ve Hoti, thotë se opozita duhet të jetë me kreative
Autori: Gazeta inFokus 20:56 | 22 February 2020
Halil Matoshi, ish-këshilltar i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj ka dënuar sulmin e sotëm me vezë ndaj zëvendëskryeministrit, Abdullah Hoti. Një veprim i tillë sipas Matoshit, ka shkaktuar neveri te masa. Ai këshillon opozitën që të mos përdor metodat e VV’së kur nuk ishte në pushtet.
“Opozita tani duhet të jetë shumë më kreative, më bindëse dhe mbi të gjitha e mençur, duke mos i humbur vendit kohë, por duke dhënë alternativa të zgjuara”, theksoi Matoshi nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.
Shkrimi i plotë i Matoshit:
LDK mund të thonë se janë të trishtuar e të i indinjuar me gjuajtjën me vezë, ndaj zëvendëskryeministrit Abdullah Hoti, po nuk mund të thonë që nuk i njohin metodat e veprimit të partnerit të tyre të koalicionit.
Ata e kanë vuajtur këtë edhe më parë (vet lideri i LDK-së Isa Mustafa është gjuajtur me vezë në seancë të Kuvend it nga deputetët e Lëvizjës Vetëvendosje më 22 shtator, 2015) dhe kanë zgjedhur me vullnet që të qeverisin sëbashku me Ve-Ve Revolucionin!?
Prandaj, shihni ato vezë, kanë nënshkrim!
E kam shfaqur qëndrimin tim kritik ndaj secilës formë të dhunës politike, sado e “butë” të jetë, atëherë po edhe sot.
Kurse secili që i ka justifiku gjuajtjet me vezë atëbotë dhe i dënon sot, është thjesht një hipokrit mendjeshkretë.
Mirëpo, nuk dua të ndërhyj në konfliktin brenda llojit, pra në punët e shtëpisë të partnerëve të koalicionit.
Kurse opozita aktuale nëse përdor format e protestës të Vetëvendosje në opozitë, në këtë momentum vetëm ia ndreq imazhin pushtetit dhe nuk shkakton solidaritet qytetar me opozitën.
Poashtu, një reciprocitet (fjalë që e përtyp i madh e i vogël në VV) mjetesh të luftës për pushtet e rikthen Kosovën në dhunë dhe kaos!?
Goditja me ve e Hotit ka shkaktu neveri në masë. Kaq.
Opozita tani duhet të jetë shumë më kreative, më bindëse dhe mbi të gjitha e mençur, duke mos i humbur vendit kohë, por duke dhënë alternativa të zgjuara.
Opozita sot duhet të padis pushtetin në gjykatë, për secilin vendim, për zbritje arbitrare të pagës, për shkarkim te shërbyesve civilë, pa asnjë shkas, si dhe të kujdestarojë se kujt i jepen tenderët, kush merr poste publike dhe su, a përfillet konkursi publik, kush zgjidhet në diplomaci etj.
Iggboys* ose djemt e voeve!
Të tjera
-
Rezoluta për Srebrenicën, pro dhe kundër
Ata që respektojnë vendimet e gjykatës mbështesin Rezolutën për Srebrenicën, ...
-
Prej një dekade Kosova nuk po arrin ta funksionalizoj Sistemin Informativ Shëndetësor
Ani pse ka kaluar një dekadë prej kur kishte filluar provimi i zbatimit të Si...
-
Reshjet e shiut, Policia e Kosovës me apel për qytetarët
Përmes një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social, Facebook, Policia ka a...
-
Vrἀsje në tentativë në Ferizaj: Gjashtë muaj në vonë Policia arreston katër persona
Më 17 tetor të vitit 2023, pas mesnatës në Ferizaj, kishte ndodhur një gjuajt...
-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, garë e “nxehtë” te shqiptarët
Partive politike dhe kandidatëve për president u kanë mbetur edhe tri ditë pë...
-
Arrestohet shoferi i autobusit në Vërmicë, i ofroi policit ryshfet pesë euro
Policia e Kosovës e ka arrestuar një shofer të autobusit, shtetas i Maqedonis...
-
Kritikat ndaj Prokurorisë Speciale, Kurti merr kundërpërgjigje nga një prokuror
Udhëheqësi i Departamentit për krime lufte në Prokurorinë Speciale, Ilir Mori...
-
Ferizaj: Në e mitur largohet nga shtëpia, Policia nis hetimin e rastit
Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur në Ferizaj. ...
-
Vdẻs një grua në repartin e gjinekologjisë në Prizren, Policia nis hetimet
Një grua ka vdekur dje në repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Pr...
-
Dy persona tentuan ta djẻgin me benzinë një shkollë në Prishtinë
Të premten në Prishtinë, dy persona të maskuar kanë tentuar të hedhin lëndë d...
-
Parashikimi i motit për sot
Moti sot fillimisht parashihet të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu ...
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...