PSD sulon Kurtin për marrëveshjet në Mynih: Ka zgjedhur politikë struci
Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 14 February 2020
Partia Socialdemokrate ka reaguar pas marrëveshjeve të arritura sot në Mynih mes Kosovës dhe Serbisë, që përfshinë pajtimet për linjën hekurudhore dhe autostradat.
PSD ka goditur Kurtin që sipas tyre po vazhdon me politikë “struci”, duke u fshehur e mos reaguar.
Komunikata e plotë e PSD-së:
Binarët e gabuar sjellin marrëveshje të dëmshme
Sot u nënshkrua marrëveshja për linjën hekurudhore midis Kosovës dhe Serbisë. Njëjtë sikur ajo për linjën ajrore, edhe kjo marrëveshje po nënshkruhet në një errësirë të plotë informative.
Krejt çfarë dimë është që për Kosovën nënshkroi Xhemë Veseli si Drejtor i Transportit Rrugor dhe Ramë Qupeva si Drejtor i Infrastrukturës Rrugore, kurse për Serbinë Marko Gjuriq, udhëheqës i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën. Pjesëmarrës të ceremonisë i pamë që ishin edhe presidentët Thaçi e Vuçiq, sigurisht krejt kjo nën udhëheqjen e ambasadorit amerikan në Berlin, Richard Grenell.
Ne nuk e kemi parë tekstin e marrëveshjes, por e dimë me siguri të plotë që secila marrëveshje që tenton të zgjidhë punë në një fushë konkrete, pa u zgjidhur së pari mosmarrëveshja politike, përbën devijim nga interesat nacionale të Kosovës karshi dialogut, por edhe shtyrje e bishtnim të procesit të normalizimit të marrëdhënieve midis dy popujve. Kjo sepse bazat politike e juridike të këtyre marrëveshjeve sillen midis rezolutes 1244 dhe formulimeve të natyrës “duke mos paragjykuar statusin politik të Kosovës”. Kështu flet edhe fakti që marrëveshjen e nënshkruajnë zyrtarët civilë dhe jo ata politikë.
Në anën tjetër, Kryeministri dhe Qeveria e sapozgjedhur po vazhdojnë me politikë struci. Siç duket halli i tyre nuk është marrëdhënia me Serbinë, por vetëm marrëdhënia me publikun. Prandaj po fshihen. Me këtë çasje, Kryeministri e Qeveria do të mbeten vagon i negociatave të Hashim Thaçit.
Dialogu me Serbinë kërkon guxim dhe vizion. Kosovës i duhet një marrëveshje ku ka njohje reciproke midis dy shteteve. Por, kjo nuk është e mjaftueshme për normalizim marrëdhëniesh. Kjo marrëveshje duhet të jetë me të vërtetë përfundimtare, e tillë që nuk lë asnjë çështje të hapur, që mbyll çdo llogari. /Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Kusari ‘godet’ Tërnavën: S’mundet me ia imponu Kuvendit orientimin fetar
Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka fo...
-
Kusari-Lila garanton që Dejona Mihali nuk shkruan fjalime për deputetët e VV-së
Mimoza Kusari- Lila, shefe e Grupit Parlamentar të VV’së, në “Pressing” të T7...
-
Themelohet shoqata sportive e Policisë së Kosovës
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka ndërmarrë in...
-
Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT priti në takim, zv. Ambasadorin e Republikës Federale Gjermane
Ndër të tjera Kryeshefi informoi zv. Ambasadorin rreth përgatitjeve për imple...
-
“Call Center”, dëm 10 milion euro/ Goditet rrjeti i mashtrimeve në Europë, mbi 10 mijë raste, përfshihet edhe Kosova
Një operacion ndërkombëtar është finalizuar në datën 18 Prill 2024, në Shqipë...
-
Vuçiq: Pas votimit për Kosovën në Këshillin e Evropës, do të shohim se cilët janë miqtë e vërtetë të Serbisë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me ...
-
Osmani e Hovenier flasin për rrugëtimin e Kosovës drejt Këshillit të Evropës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Shtetev...
-
Gjendet një person i vd ekur në Gjakovë, policia nis hetimet
Një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është gjetur pa she...
-
Kastrati vendos ‘delen’ mbi foltore: Qeveria po mashtron por populli nuk është dele
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, teksa kritikoi Qeverinë dhe kryeministrin...
-
E dhimbshme, Vd*es tragjikisht në vendin e punës mërgimtari 30-vjeçar nga Malisheva
Ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Belgjikë, 30-vjeçari, Arian ...
-
Kosova afër anëtarësimit për në KiE, Serwer: Beogradi mund të humbasë betejën
Profesori Daniel Serwer, i njohur për ekspertizën e tij në menaxhimin e konfl...
-
Bajrami: S’mund të thuhet që Kurti është i pakorruptuar, kur ai mbron secilin skandal në qeverinë e tij
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami kur dhe po flasin për Raportin e DASH-it ...