Polici në Prizren vdiq gjatë një aksioni antidrogë
Autori: Gazeta inFokus 23:46 | 28 January 2020
Në mbrëmjen e sotme ka humbur jetën një pjesëtar i Policisë së Kosovës, janë plagosur 4 policë të tjerë dhe një i mitur.
Aksidenti fatal ka ndodhur deri sa njësitë e Policisë së Kosovës ishin duke kryer një aksion bastisje dhe kërkimi antidrogë në fshatin Zhur të Prizrenit.
Togeri Shaban Osmanollaj, zyrtar për informim në Drejtorinë Rajonale në Prizren, ka theksuar se Njësia e Specializuar e Antidrogës, bashkë me Njësinë Speciale, po kryenin një urdhër kontrolli në një shtëpi në fshatin Zhur.
“Njësia e Specializuar e Antidrogës bashkë me Njësinë Speciale, të cilët po kryenin një urdhër kontrolli, bastisje, në një shtëpi në fshatin Zhur, në atë moment ka shpërthyer një mjet eksplodues i pa identifikuar dhe për fat të keq një polic ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa dy kolegë të tjerë janë lënduar. Aktualisht të lënduarit janë në Spitalin e Prizrenit, duke u trajtuar aktualisht nga emergjenca e spitalit. Gjithashtu edhe në shtëpinë ku kanë kryer bastisjen, është lënduar një fëmijë i moshës rreth 8 vjeçar, me lëndime të lehta. Policia derisa po kryenin kontrollin dhe bastisjen, aksidentalisht kanë hasur në mjetin shpërthyes, që fatkeqësisht ka pasur pasoja fatale. Ne kemi ndalur dhe arrestuar pronarin e shtëpisë, i cili edhe ka qenë pësoni i dyshimtë në këtë rast”, ka theksuar togeri Osmanollaj, raporton KosovaPress.
Njëri nga policët e plagosur është duke u trajtuar në QKUK, kurse tjetri polic dhe fëmija janë duke u trajtuar në Spitalin e Prizrenit.
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...