Grenell: Mirë që Kosova dhe Serbia e panë ‘dritaren e vogël’ që Trump e ka hapur për to
Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 26 January 2020
Emisari i presidentit të SHBA’së për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell, po synon të rinisë bisedimet mes dy shteteve përmes zhvillimit ekonomik dhe investimeve të huaja në Kosovë dhe Serbi.
Ditë më parë në Berlin ai ka shtyrë përpara një marrëveshje parimore mes dy palëve sa i përket hapsirës ajrore, ndërkohë të hënën me 27 janar do të shtyjë përpara edhe marrëveshjen Kosovë-Serbi për riaktivizimin e hekurudhave.
Në një intervistë të dhënë sot për tanjug, Grenell ka thënë se kompanitë amerikane të cilat dëshirojnë të investojnë në Kosovë dhe Serbi duan stabilitet, në të kundërtën emisari i Trump thotë se ato nuk do të invesojnë më në këtë rajon.
“Kompanitë, vecanërisht ndërmarrjet amerikane, të cilat mezi presin të krijojnë një biznes në Kosovë e Serbi, duan stabilitet. Përndryshe ato nuk do të investojnë në të ardhmen në rajon”, ka thënë Richard Grenell.
Përfaqësuesi Special Presidencial për dialogun Kosovë-Serbi ka treguar edhe përshtypjen e tij për vizitën tre ditore në Prishtinë e Beograd, duke thënë se e vlerëson sinqeritetin e krerëve shtetërorë në të dyja vendet.
Grenell thotë se ndjenë që dy palët e kanë kuptuar faktin se urgjencën për të zgjidhur situatën aktuale.
“Ata e kanë kuptuar ‘dritaren e vogël’ që Presidenti Trump ka hapur për ta. Unë jam shumë i kënaqur me atë që kam dëgjuar nga drejtuesit në Beograd dhe Prishtinë, deri tani”, ka shtuar tutje Grenell.
Përgjatë vizitës në Prishtinë e Beograd, Grenell ka thënë se dy palët duhet të lëvizin përpara përmes zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës, ndërkohë kishte përsëritur që nuk është i interesuar të ndërhyjë në cështje të brendshme politike.
Dy mesazhet kryesore të Grenell nga Prishtina e Beogradi kanë qenë heqja e taksës për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ndërkohë Serbisë sikur nga Prishtina poashtu edhe nga Beogradi i ka kërkuar të ndalë fushatën kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Të tjera
-
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës
Kanë kaluar më shumë se dy dekada prej kur është premtuar se do të fillojë nd...
-
Nderohen dëshmorët, Ramosaj: Deçani dha djem e vajza të devotshëm për lirinë e Kosovës
Në kuadër të Ditës së dëshmorëve dhe martirëve të kombit në Komunën e Deçanit...
-
Konjufca: Gëzuar Pashkën të gjithë bashkëqytetarëve të besimit ortodoks
Kryekuvendari, Glauk Konjufca i ka uruar Pashkët të gjithë bashkëqytetarëve t...
-
Abdixhiku uron besimtarët ortodoksë: Më shumë harmoni dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, i ka uruar besimta...
-
Kurti uron besimtarët ortodoksë për Pashkët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët...
-
IKSHPK: Pastroni duart, shpëtoni jetë
5 maji, shënon një nga ngjarjet e rëndësishme të kujdesit shëndetësor. Kjo...
-
Alma zbuloi tradhtinë e bashkëshortit, pas takimit me kunatën u hodh nga ura e Bunës me tre fëmijët
Të tjera detaje tronditëse janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në qytetin e Shko...
-
Shkodër: Një 9-vjeçare dyshohet se u vetëv*a pas dhu*ës së ushtruar nga babai
Policia shqiptare njoftoi se për shkak të dhunës së ushtruar nga babai, një v...
-
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit: Kemi politikanë me pasuri miliardëshe
Në një intervistë në emisionin #KallxoPërnime, drejtori i Agjencisë për Paran...
-
Kina lëshoi Chang’e-6 për të marrë mostra nga Hëna
Kina lëshoi anijen kozmike Chang'e-6 për të mbledhur dhe kthyer mostra nga an...
-
E rëndë në Shkodër, nëna me 3 fëmijë dyshohet të jetë mbytur në Drin, gjendet 1 trup
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me 3 fëmij...
-
Thaçi: Rrogat deri në fund të vitit 700 euro, nuk i mbajmë rininë këtu duke u thirrë vetëm në emër të flamurit e idealit
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka deklaruar se duhet...