‘Adios’ Kosova, ikja masive drejt Kroacisë (Video)
Autori: Gazeta inFokus 20:33 | 22 January 2020
“Autobusët që dikur mbusheshin me njerëz që ktheheshin nëpër shtëpi nga puna, tani po largohen të stërmbushur me kosovarë për të gjetur punë larg shtëpisë”, kështu e fillon rrëfimin Afrimi derisa priste autobusin e linjës Prishtinë-Zagreb nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.
Derisa ndizte një pas një cigaret dhe kryqëzonte duartë, autobusi i linjës së rregullt Prishtinë-Zagreb bëhej gati të nisej, pasi që ishte mbushur përplot me pasagjerë.
Për kosovarët që dëshirojnë të punojnë në shtetin bregdetar janë hapur me të madhe dyertë nga viti i kaluar, me ç’rast edhe Ambasada kroate në Prishtinë ka aprovuar mijëra viza pune deri më tani.
Për shkak të kërkesave të mëdha për të udhëtuar drejt Kroacisë, kompanitë që merren me transportin e udhëtarëve kanë lëshuar linja të rregullta katër herë në javë.
“Deri më tani kam punuar me një autolarje në Kosovë, por tash e tutje do të punoj në Kroaci”, thotë Afrimi për portalin “Front Online”, derisa refuzon të dalë para kamerës.
Nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë thonë për “Front Online” se drejt Kroacisë më së shumti po udhëtojnë qytetarët e rajonit të Gjilanit, Prishtinës, por ka edhe nga Prizreni, pasi që disa autobusë nisen direkt nga Komuna e fundit.
“Vetëm të premten e kaluar janë nisur katër autobusë përplotë me pasagjerë nga Prishtinë, dy për Kroaci dhe dy për Slloveni. Largimi me këtë tempo ka nisur para 4 muajëve dhe nuk dihet se kur do të përfundoj”, shprehen punonjës nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.
Njëkohësisht, sipas tyre, shumë autobusë udhëtojnë edhe drejt Gjermanisë, ku ka rritje të numrit të pajisjeve me viza pune.
Derisa nga një zyre në Stacion të Autobusëve jepnin informata për numrin e qytetarëve që largohen nga Kosova me viza pune, pak metra më larg dëgjohej zëri i një të riu derisa thoshte se po shkon fillimisht vet në Kroaci, pastaj do të mundohet t’ua siguroj vizat edhe dy vëllezërve të tij.
Në mesin e personave që kishin prerë biletat për Kroaci, kishte edhe të tillë qe thoshin se atje po shkojnë me shumë dëshirë, dhe se kjo nuk ishte hera e parë që bëjnë të njejtën rrugë, me të njejtin qëllim, fitimin e disa parave më shumë.
“Edhe Shtatorja e Skenderbeut nga Prishtina ka me ik për Kroaci, as ju nuk keni vend perspektivë këtu”, kështu shprehej punonjësi i agjencionit të autobusëve derisa mbyllte dyertë dhe bëhej gati për t’u nisur./Front Online/
Të tjera
-
Festë e madhe në Gjakovë për inaugurimin e shtatores së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti –Skënderbeu
Tashmë ka filluar festa në Gjakovë në përurimin e monumentit të heroit Gjergj...
-
Delegacioni i Hamasit mbërrin në Kajro për bisedimet e armëpushimit
Negociatorët e Hamasit kanë mbërritur në Kajro për bisedime të mëtejshme mbi ...
-
Kryeministri serb Vuçeviq: Nuk do të heqim dorë nga Kosova për asnjë çmim
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq tha Serbia kurrë nuk do të heqë dorë ...
-
Gruaja që vdἰq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare shtatzënë
Një rast i rëndë ka ndodhur në Spitalin e Prizrenit, ku një grua shtatzënë ka...
-
Tahiri zotohet se do të kërkoj llogari në Kuvend për raportin e “Reporterëve Pa Kufij”
Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri...
-
Dy persona tentuan t’ia vënë flἀkën shkollës “Meto Bajraktari”, reagon Komuna e Prishtinës
Komuna e Prishtinës, ka dënuar këtë akt dhe ka kërkuar që organet e rendit të...
-
Politikani gjerman nuk përmbahet, i reagon ashpër Borellit pas urimit për qeverinë e re serbe
Deputeti gjermani Parlamentit Evropian, Reinhard Butikofer i ka reaguar ashpë...
-
Kosova pa institucion të veçantë për trajtimin e rasteve të dhṷnës sẻksuale, shqetësuese devijimi social
Kosova nuk ka institucion të veçantë për trajtimin e rasteve të dhunës seksua...
-
Jo, koha nuk është në anën e Rusisë
Shkruan Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e J...
-
Lajcak: Kosova të nis themelimin e Asociacionit dhe ta pranojë draftin e BE-së
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, i pyetur për zbat...
-
Komandanti i KFOR-it: Bëmë përforcimin më të madh në dekadën e fundit
Komandanti i KFOR-it, gjenerali turk Ozkan Ulutas, ka folur lidhur me situatë...
-
Menduh Thaçi: Me Albinin nuk kam hatërmbetje, do të pajtohemi shpejtë
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se nuk ka ha...