Lajme

Agim Bahtiri e fajëson presidentin Thaçi për mos arritjen e marrëveshjes LVV-LDK

Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 19 January 2020

Agim Bahtiri, Kryetari i Komunës së Mitrovicës siq thotë ai ka gjetur fajtorin për vonesat në krijimin e Qeverisë.

Ai si pengesë për arritjen e një marrëveshjeje në mes të LVV dhe LDK e sheh presidentin Hashim Thaçi, ndonëse nuk tregoi si po e pengon ai arritjen e marrëveshjes në mes Vetëvendosjes e LDK-së.

“Krejt këtë proces për stërzgjatjen e procesit të formimit të qeverisë është fajtor presidenti” thotë Bahtiri, në një intervistë për Klan Kosovën.

-Advertisement-

Ndërsa i pyetur se pse është presidenti ai që po e zvarrit procesin, Bahtiri përgjigjet me vetëm “E di ai pse”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera